Politike
PA MUA JENI NJE M*UT/ ELISA E DASHURONTE PARTINE DHE EDI RAMEN, SI KA MUNDESI PERJASHTIMI
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, u pyet për përjashtimet e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës.
Klosi deklaroi se këta kanë thyer disiplinën dhe se partia duhet të fokusohet te integrimi në BE dhe fitorja e zgjedhjeve të ardhshme lokale.
Biseda në studio:
Ylli Rakipi: Po përjashtimi i Elisës ç’kuptim ka? Elisa e ka dashuruar partinë dhe Edi Ramën gjithmonë. Si mund të shpallet armike? Ka një thashethem që ka folur keq në Gjermani te Merz-i. Vallë kaq pa punë është Merzi që të dëgjojë Elisa Spiropalin?
Blendi Klosi: Për të gjithë ngjarjet që dolën në insert (të përjashtuarit e PS ndër vite), janë ndarje të projektit. Orientohemi në fushatë elektorale. Që te ndarja e parë që ishin deputetët që votuan kundër vullnetit të PS për ti dhënë Presidentin PD. Janë momentet ku ndahen projektet. Jemi forcë me 104 mijë anëtarë aktivë. Kemi 83 deputetë. Ka momente që duhet të marrim vendime. Nuk jap arsye personale
Ylli Rakipi: Arsyeja?
Blendi Klosi: Disiplina në parti.
Ylli Rakipi: Si u kthye njeriu më i disiplinuar i kësaj partie, që jepte jetën për Edi Ramën, në një njeri të padisiplinuar?
Blendi Klosi: Për detyrën që kam, e kam të vështirë të flas për individët. Vendimarrja ishte e forumit më të lartë të PS, nga konkgresi në kongres, për të mbështetur projektin më të rëndësishëm që ka PS, integrimi në BE. Orientimi i forcës tonë drejt një fitore në zgjedhjet e ardhshme. Disiplina është arsyeja.
Ylli Rakipi: Pra më në fund, Elisa Spiropali, është kthyer në njeri të padisiplinuar.
E telefonova Spiropalin, që të dalë të flasë, po nuk na hapi telefoni, për shkak edhe të rëndësisë që ka… Po Ndrecën nga e përjashtuat sepse ai nuk është anëtar forumi, kështu tha?
Blendi Klosi: Përjashtim i Ndrecës dhe Spiropalit, nga funksionet në strukturat e PS, nuk u përjashtuan nga partia. Është parti e hapur. Për zotin Ndreca ka qenë përjashtim nga pjesa e drejtimit politik të Bashkisë së Tiranës. Ka patur një funksion. Të dy u larguan nga forumet dhe ato ç’ka i ka ngarkuar PS.
Ermir Gjinishi: Kur thua displinë, çfarë ka thyer ajo?
Blendi Klosi: Përpjekjet tona duhet të fokusohen te integrimi. PS ka beteja për të realizur detyrimet që kemi për BE. Po kështu gara për pushtetin lokal. Për të qenë të fokusuar në këto objektiva, kemi nevojë që e gjithë struktura të jetë e orientuar në këtë drejtim.
“Pa mua jeni m*t!”/ Rakipi-Klosit: Mirë ua ka bërë Edi Rama po e ka thënë këtë…
Ka patur raportime të shumta mediatike nga asambleja e PS-së, se Edi Rama u është drejtuar socialistëve me fjalët “jam më i madh se partia, pa mua jeni mut”.
Lidhur me këtë, Ylli Rakipi ka pyetur Sekretarin e PS-së, Klosi.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Pati raportime sikur Rama ka thënë, “Unë jam më i madh se partia, pa mua jeni mut”. Këtu ai nuk e ka thënë keq… Se aty ka vetëm njerëz që vegjetojnë dhe pasurohen shumë.
Blendi Klosi: Nuk flas për thashetheme. Nuk ka rëndësi se çfarë kemi diskutuar me njëri tjetrin. Të thuash që PS nuk diskuton…
Ylli Rakipi: Jo nuk themi këtë, por ka njerëz që vegjetojnë dhe pasurohen shumë aty. Edhe në partinë tjetër. Ndajnë gjërat. Sipas raportit sigurisht, mazhoranca merr më shumë, por edhe tjetri merr minorancën. Kështu që kartonin do ta ngrejnë ata sa herë do Rama, se edhe përfitimet nuk janë të vogla.
Bëhuni burra, tregoni pse i përjashtuat!”, Klosi debaton me Hoxhën: Nuk kemi përjashtuar asnjë për lirinë e fjalës
Gazetari Artan Hoxha debatoi me sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe të Plarent Ndrecës nga forumet e PS-së. Ndërsa Hoxha e ftoi të tregojnë pse u mor kjol masë, Klosi e garantoi se ashkush nuk përjashtohet për lirinë e fjalës.
Pjesë nga debati
Hoxha: Kjo fjala “disiplina” në parti duket si ato që përdorin trajnerët e futbollit.
Partia është organizim vullnetar i njerëzve. Sa herë afron fushata filloni të flisni për socialistët. Kur fitoni zgjedhjet bëheni rilindas.
Rama tha nuk e kanë me mua. Por e kanë me të kudo. Edi Rama nuk mund të fshihet pas socialistëve.
Si sekretar organizativ duhet të na japësh përgjigje se çfarë ishin ata që dolën nga selia e PS-së. Kur nga ajo seli dilnin inxhinierë, profesorë. Çfarë ishin këta që dolën?
Klosi: Ky është opinion juaj?
Hoxha: Çfarë janë ata që dolën nga PS-ja?
Klosi: Ajo që më habit është se thua që e kanë me Ramën. Kanë ndryshuar gjeneratat, kanë ardhur të rinj. Të gjithë janë atje që kanë dhënë kontribut janë atje.
Hoxha: Ishte edhe babai i Ergys Agasit.
Klosi: Po patjetër se ka qenë sekretar i PS-së së Durrësit.
Ne nuk kemi përjashtuar asnjë për lirinë e fjalës.
Hoxha: Zoti Klosi bëhuni burra dhe thoni se i kemi përjashtuar për këtë gjë.
“Foli Edi Rama gjatë, po ju të tjerët ç’bëtë aty?!”/ Blendi Klosi flet për asamblenë: Po përgatitemi për garën e 9 majit
Blendi Klosi, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, komentoi zhvillimet në Asamblenë e PS-së.
Pjesë nga biseda
Rakipi: Në këtë asamble dëgjuam Ramën. Foli gjatë. Ju të tjerët çfarë bëtë? Folët gjë? Dhatë mendim? Ndatë ndonjë mendim me partinë? Ndonjë propozim, ndonjë gjë?
Klosi: Këto janë mbledhjet e rradhës së asamblesë. Zgjati 4-5 orë. U bë diskutim i gjatë për shumë çështje. Për garën elektorale. Propozova platoformë të re për mënyrën e zgjedhjes së këshilltarëve bashkiakë. Diskutuam një grup anëtarësh të asamblesë diskutuam problematika të ndryshme. Natyrisht një problematikë që mori vëmendje, ishte ajo e ngritur nga kryetari, për nevojën për t’u përgatitur për garën. Gara më e rëndësishme është ajo e Tiranës natyrisht.
Pra filloi debati në parti.
Rakipi: Folën shumë thua ti, po ne pse nuk i pamë?
Klosi: Bëmë debat për punët tona të brendshme, që nuk janë pjesë e nevojës për t’i dëgjuar publiku. Për publikun patëm fjalën e kryetarit të partisë. Do të kemi një tur në Shqipëri. Do të flasim për miratimin e buxhetit, duke filluar nga nesër. Pastaj deri në 9 maj do të flasin të gjithë, mos kini asnjë merak.