✦
Thinking ...
Connect with us

Kronike

Shkëmbim zjarri me policinë në Itali, vritet shqiptari gjatë operacionit për arrestimin

Një shtetas shqiptar ka humbur jetën gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë italiane në zonën e San Pietro di Cavarzere, në provincën e Venecias. Ngjarja ndodhi gjatë një operacioni policor për ekzekutimin e dy urdhër-arresteve.

Sipas mediave italiane, efektivët kishin mbërritur nga rajoni i Kampanias për të arrestuar personat e shpallur në kërkim. Gjatë ndërhyrjes, situata është përshkallëzuar në përplasje me armë zjarri, ku njëri prej personave që ishte objekt i urdhër-arrestit mbeti i vdekur.

Një tjetër person që ndodhej në banesë u arrestua, ndërsa një i tretë, gjithashtu i kërkuar dhe i armatosur, arriti të largohej dhe të fshihej në zonat fushore përreth banesës.

Policia italiane ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e tij, ku është angazhuar edhe një helikopter. Deri tani nuk janë bërë të ditura hollësi të tjera mbi identitetin e viktimës dhe rrethanat e plota të shkëmbimit të zjarrit.

Advertisement