Aktualitet
Policia shqiptare që jeton prej 25 vitesh në Amerikë: Kam qarë me kokërr loti kur dhunoheshin protestuesit
Një police shqiptare, e cila prej 25 vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i është bashkuar protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë. Gjatë fjalës së saj para protestuesve, ajo shprehu kundërshtimin ndaj përdorimit të dhunës nga efektivët e policisë gjatë tubimit, duke thënë se pamjet e përplasjeve e kishin prekur emocionalisht.
Ajo u bëri thirrje punonjësve të policisë që të mos përdorin forcën ndaj qytetarëve dhe të qëndrojnë në krah të tyre. Sipas saj, detyra e policisë është të mbrojë popullin dhe jo interesat e pushtetit.
“Kam 25 vite që jetoj në Amerikë. Kam ardhur në protestë. Ju them të gjithëve të bashkohemi dhe të mos dorëzohemi kurrë. Shqipëria është dhe do të mbetet gjithmonë e shqiptarëve. Kam qarë me kokërr loti kur dhunohen protestuesit. Policia është për të mbrojtur popullin, jo për të mbrojtur krimin. Duhet të heqin kapelet, t’i bashkohen popullit. Ai që është në pushtet nuk është mbret. Është një njeri, nesër vjen tjetri. Hap rrugën”, u shpreh ajo.