✦
Thinking ...
Connect with us

Sport

“Shqipëria na bashkon gjithmonë”, urimi i futbollistëve të Kombëtares

Futbollistët e Kombëtares shqiptare kanë përcjellë urimet e tyre për 114-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, përmes një videoje të publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në rrjetet sociale.

Në video, lojtarët kuqezi shprehin me nga një fjalë se çfarë përfaqëson Shqipëria për ta, duke përcjellë mesazhe që lidhen me atdheun, identitetin dhe krenarinë kombëtare.

Në videon festive shfaqen futbollistë si Etrit Berisha, Berat Gjimshiti, Ernest Muçi, Mario Mitaj, Mirlind Daku dhe Arbër Hoxha, mes emrave të tjerë të Kombëtares.

Mesazhin përmbyllës e përcjell kapiteni Berat Gjimshiti, i cili thekson se shqiptarët i bashkon vendi i tyre, pavarësisht se ku ndodhen.

“Pavarësisht se ku na çon rruga, ka një vend që na bashkon gjithmonë, Shqipëria. Gëzuar 28 Nëntorin”, shprehet Gjimshiti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FSHF (@fshforg)

 

Advertisement