✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Tensione gjatë protestës/ Qytetari përplas kokën në asfalt pas ndërhyrjes me ujë me presion

Dy protestues kanë mbetur të lënduar pas përplasjeve mes qytetarëve dhe policisë, pas marshimit drejt Kryeministrisë. Gjatë ndërhyrjes, efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë protestuesit.

Sipas informacioneve paraprake, njëri prej protestuesve ka përplasur kokën në tokë pas ndërhyrjes me ujë me presion. Të dy personave u është dhënë ndihma e parë në vendngjarje dhe më pas janë transportuar drejt urgjencës për të marrë trajtim mjekësor.

Advertisement