✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Në reanimacion dhe pas operacionit/ Lefter Maliqi publikon pamjet e 20-vjeçarit të plagosur në protestë

Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar lidhur me gjendjen shëndetësore të 20-vjeçarit Orges Hajdëri, nga Perondia e Kuçovës, i cili mbeti i plagosur gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Maliqi ka publikuar pamje nga Spitali i Traumës, ku i riu po merr trajtim mjekësor pas dëmtimeve të pësuara në kokë.

Sipas deputetit, 20-vjeçari ka pësuar hematomë, është shtruar në reanimacion dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Maliqi pretendon se Orges Hajdëri ndodhej në punë kur është goditur nga efektivët e policisë. Ai ka kërkuar që personat përgjegjës për dhunën e pretenduar të identifikohen dhe të përballen me drejtësinë.

Rasti i të riut nga Kuçova vjen në një kohë kur vijojnë reagimet për dhunën dhe përplasjet gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë.

Advertisement