Connect with us

Kronike

Aksident në rrugën Librazhd-Përrenjas, dyshohet për 2 viktima

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Librazhd-Përrenjas në afërsi të fshatit Pishkash ku një makinë dyshohet se ka dalë nga rruga duke përfunduar në lumin ‘Shkumbin’. Dyshohet se dy persona kanë humbur jetën. Lajmi në përditësim…

Librazhd/Informacion paraprak

Rreth orës 07:45, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, shtetasi A. Y., rreth 55 vjeç, banues në Devoll, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e Lengajcës.

Nga ky aksident kanë humbur jetën shtetasi A. Y. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja M. Y., rreth 50 vjeçe, e cila ishte pasagjere në këtë automjet.

Shërbimet e Policisë dhe ato të Zjarrfikëses ndodhen në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për nxjerrjen e trupave të të 2 shtetasve që ndodheshin në automjet.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Advertisement

TRENDING