Connect with us

Kronike

Aksident tragjik në Shkodër, slloveni përplas për vdekje këmbësoren (EMRAT)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Malësi të Madhe. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit.

Makina ka përplasur këmbësoren, 68-vjeçare Prende Lulja e cila fatkeqësisht ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit, mësohet se është një shtetas slloven, Klemen Jakic dhe është  shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

NJOFTIMI

Rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin slloven K. J., ka përplasur këmbësoren, shtetasen P. L., 68 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit, shtetasja P. L. ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit shtetasi K. J., është  shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Advertisement