Connect with us

Politike

Basha diferencon shqiptarët: Ata jashtë vendit, më të emancipuar

Nga Lombardia, Lulzim Basha deklaroi se kryeministri Edi Rama dhe politika e vjetër në tërësi e ka frikë votën e diasporës, prandaj, sipas tij, e ka dështuar proces pas procesi dhe po përpiqet ta bllokojë përsëri.

Basha i quajti shqiptarët jashtë vendit më të emancipuar se ata që jetojnë në Shqipëri.

“Ky kryeministër, por jo vetëm ai, i druhet zërit tuaj, i druhet vendimit tuaj, gjykimit tuaj, votës tuaj… Qëllimi është i qartë: t’ju bëjë të hiqni dorë nga Shqipëria, pasi të njëjtin qëllim ka projektuar te familjarët tuaj që jetojnë në Shqipëri. Duan që të mos aktivizohen pasi kanë frikë nga rinia shqiptare, intelektualët shqiptarë, por kanë më shumë frikë se gjithçka mendimin e evropianëve shqiptarë, ndaj po bëjnë gjithçka për të ndaluar që qeveria e ardhshme të mbajë vulën e shqiptarëve më të emancipuar, diasporës dhe emigrantëve”, tha Basha.

Politike

Plas keq te Rithemelimi, Saimir Koreshi: Luan Baçi politikani më i pabesë, ditën prift, natën hoxhë

Siç duket pas sulmeve të vazhdueshme nga berishistët, edhe nga grupi i Gazment Bardhit kanë filluar kundërsulmet ndaj deputetëve të Rithemelimit. Kjo vjen pasi “bashkimit” i cili u shit si parimor dhe për të forcuar opozitën, duket se i ka dalë përfundimisht boja.

Nga grupi “Bardhi”, ka qenë deputeti Saimri Korreshi i cili e  ka sulmuar hapur deputetin Luan Baçi ndërkohë që ky i fundit në fjalimin që mbajti këtë të martë në protestën te bashkia Tiranë, hodhi akuza të rënda ndaj “gazbardhistëve”, duke thënë “se kanë ardhur këtej për të bërë lojë me dy porta”.

Në intervistën e tij të fundit përballë moderatores Ester Bylyku, deputeti Korreshi është shprehur për Baçin se ditën është prift dhe natën hoxhë duke shtuar që dhe nuk i zë besë.

Ester Bylyku: Cili nga politikanët ka dashur që të bëhet mik me ju, por ju e keni refuzuar?

Saimir Korreshi: Luan Baçi, një politikan që nuk i zë besë, sepse është ditën prift natën hoxhë. S’ka mundësi që burri të jetë në darkë një gjë, dhe pastaj një gjë tjetër. E them pa teklif, është ai politikan që nuk dua të kem miqësi. Disa herë nuk i kam folur, pastaj ka tentuar disa herë, pastaj nuk i fola prap

Continue Reading

Politike

Bakojanis kërcënon: Ia kam thënë Ramës disa herë, që nëse duam mund t’i përdorim shqiptarët e Greqisë…!

Takimi i Edi Ramës me shqiptarë në Athinë ka shkaktuar reagime të shumta.

Lidhur me mesazhin kryesor të takimit, se Rama ka ndikim tek emigrantët shqiptarë, ka patur një prononcim të Dora Bakojanis, politikane e njohur në Greqi, por edhe motra e kryeministrit aktuale, Kyriakos Mitsotakis.

Ajo mes rreshtave, ka “kërcënuar”, duke aluduar se Greqia mund t’i përdorë emigrantët shqiptarë kundër vendit të tyre, pasi sipas saj, Greqia ka më shumë ndikim tek ta, se sa vetë Shqipëria.

“E pashë dhe dëgjova se Rama mblodhi 5 mijë shqiptarë. Nuk më intereson çfarë bën zoti Rama me emigrantët.

Mua më intereson se çfarë bën ai me Belerin. Rruga europiane e Shqipërisë varet nga respektimi i të drejtave të minoritetit etnik grek në Shqipëri.

Dhe dua t’i them diçka zotit Rama, që e kam diskutuar shumë herë me të.

Greqia ka më shumë ndikim politik tek votuesit shqiptarë që janë prezentë në Greqi sesa ka zoti Rama mbi ta dhe kurdo që ta shfrytëzojë këtë ndikim Greqia mund ta bëjë me shumë lehtësi”,është shprehur ajo në një intervistë për ‘Sky”.
Continue Reading

Politike

‘Krijonte tmerr me të vërtetat që thoshte në Kuvend’/ Meta i shkon poshtë shtëpisë Berishës

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pasditen e sotme, së bashku me drejtues, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë u nis nga selia qendrore në këmbë drej “Bulevardit të Shpresës”.

Meta u ndal poshtë shtëpisë së liderit të opozitës, Sali Berisha i cili vijon të jetë në “arrest shtëpie” nga ku deklaroi se Berisha mbahet në arrest sepse ka dalë kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Pasi përshëndeti Berishën, Meta tha se ai ndodhet nën arrest sepse “ka krijuar tmerr me të vërtetat që thoshte çdo ditë në Kuvend”.

“Përshëndes doktor Sali Berishën për qëndresën e tij të jashtëzakonshme. Ballkanin e Hapur edhe në Shkup, e hodhëm në Vardar. Sali Berisha është atje sepse doli kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan, kundër gjymtimit të Kosovës dhe kundër Ballkanit të shqepur edhe të hapur.

Sali Berisha është atje, sepse ka qenë gjithmonë për procesin e Berlinit. Europa është në zemrat tona, në trashëgiminë tonë. Europa është vendosur me shpatë në dorë nga Skënderbeu. Prandaj na duhet mençuria dhe trimëria e Skënderbeut, por na duhen edhe më shumë si Ylli Bodinaku që është këtu e shumë të tjerë për të rrëzuar murin e incneneratorëve dhe PPP-ve që ka përjashtuar shqiptarët nga rritja ekonomike në vend.

Sali Berisha është këtu sepse ka krijuar tmerr me të vërtetat që thoshte çdo ditë në Kuvend. Sali Berisha është atje ndërkohë që Veliaj është 4 vjet me vonesë në burg, atje ku e meriton sepse ka firmosur duke rrëmbyer kompetencat e Këshillit Bashkiak”, u shpreh ai.

Continue Reading

Politike

Dosja Xibraka/ SPAK thërret Gazment Bardhin për të dhënë dëshmi, ja data

Prokuroria e Posaçme ka thirrur kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi për të dhënë dëshmi për dosjen Xibraka.

Hetimet janë riaktivizuar pas denoncimeve publike nga ana e Bardhit.

Bardhi u thirr më herë për të shkuar në SPAK gjatë ditës së nesërme për të dhënë sqarime për procedimin penal nr.88 të vitit 2024 lidhur me dosjen Xibraka. Bardhi thotë se ky dokument është dëshmi se ai ka dorëzuar kallëzimin në SPAK dhe se hetimet për olsi Ramën, vëllain e kryeministrit, kanë rifilluar.

“Pas kërkesës sime në SPAK për rinisjen e hetimeve të procedimit penal nr. 335/1 – viti 2016, që Edi Rama do të donte shumë në varrosej, sot jam njoftuar nga SPAK se çështja është riaktivizuar. SPAK më ka njoftuar zyrtarisht për rifillimim e hetimeve të pezulluara për përfshirjen e Olsit Ramës në dosjen e trafikimit të kokainës në Xibrakë. Procedimi i dikurshëm penal me nr. 335/1-2016, është regjistruar si procedimi nr. 88 – viti 2024. Për këtë çështje jam ftuar për të dhënë sqarime të metejshme në SPAK” shkruan Bardhi në një postim në facebook pak ditë më parë ku publikoi foton e fletëthirrjes nga SPAK.

Continue Reading

Politike

Berisha në arrest shtëpie, Meta marshon drejt “Rrugës së Shpresës”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do t’i bashkohet ditën e sotme tubimit të simpatizantëve të ish-kryeministrit Sali Berisha poshtë banesës së tij, ku mbahet prej muajsh në arrest shtëpiak.

Meta është nisur në një marshim nga selia e PL së bashku me anëtarë dhe simpatizantë të partisë së tij drejt rrugës Mustafa Matohiti, e cila tashmë është emërtuar nga simpatizantët e Berishës si “Rruga e Shpresës”.

Kjo nuk do të jetë hera e parë që Meta i bashkohet këtij organizimi, pasi u bë pjesë disa javë më parë, në të njëjtën ditë kur u zhvillua edhe Konventa e Partisë së Lirisë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING