Connect with us

Pinknews

“Beteja” mes Ilnisës dhe Ledionës/ Ndërhyn Arbri: Skandaloze gjuha jote…

Një tjetër debat i ashpër ka ndodhur gjatë kësaj jave mes Ledjonës dhe Ilnisës, në të cilën u përfshi edge profesioni i të dyjave.

Gjatë prime-t situata ka agravuar edhe më tej, por jo vetëm mes atyre të dyja por edhe me banorët e tjerë.

Në opinionin e tij Arbri u shpreh i ashpër për komunikimin e Ilnisës.

Lediona: Kam shumë respekt për veten, për punën që bëj dhe për kauzën që bëj. Puna jashtë flet vetë. Të gjitha femrat janë ofenduar nga Ilnisa Agolli. Nëse ka një rast që është ofenduar një femër nga unë, nuk e kam bërë për t’u faktorizuar si Ilnisa. Ka ardhur ka goditur ujin me këmbë dhe ka sjellur ushqim për të gjithë përveç meje. Unë mbeturinë nuk e quaj një femër. Më ka thënë e pandershme, e pamoralshme, unë nuk do e bëj kurrë.

Ilnisa: Më ke nxjerrë gjëra të pavërteta. Më je drejtuar gjithmonë pa ditur unë pse. Kush je ti që mat nivelin tim?!

Lediona: E kam parë Ilnisën, por e kam thënë që nuk njoh asnjë nga jashtë.

Ilnisa: Unë me ty kam bërë vetëm një gabim me një epitet që kam thënë dhe kam kërkuar ndjesë publike.

Lediona: Më ke thënë që nuk të njoh dhe sapo dëgjova që ke parë emisionin tim.

Ilnisa: Ma nisnin të gjithë. Kush je ti që gjykon gazetarinë time?

Lediona: Deformon të vërtetën.

Ilnisa: Pse drejtoheshe ashtu në atë mënyrë gjatë kohës së sfidës?

Lediona: E pamundur Ledion, nuk mund të vazhdoj dot me atë.

Arbër Hajdari: Kjo historia që e njohim, s’e njohim është një budallallëk. Gjuha që përdor Ilnisa është një gjuhë e pavendë, skandaloze. Unë e di që ty të sheh gjithë bota, të paktën kur të mbaroj unë do çohem me gjithë botën dhe do të të dëgjojmë ty. Si ka mundësi që të gjithë e kanë gabim, ti asnjëherë? Ç’lidhje ka açja në gojë?

Ilnisa: Ashtu erdhi.

Arbër Hajdari: Si ashtu erdhi? Është diçka e shëmtuar.

Ilnisa: Në rregull kërkoj ndjesë.

Arbër Hajdari: E vazhdon dhe thua çfarë ka, çfarë ka. E shëmtuar mua më duket që ti i ikën lumit të ofendimevce që bën. Mos të filloj t’i numëroj sepse s’do mbaroj kurrë.

Ilnisa: Jam shumë e fyer vërtet.

Arbër Hajdari: Edhe Ledjona është shumë e fyer. E ke parë apo s’e ke parë emisionin e asaj?

Ilnisa: Emisionin e asaj e kuptove në çfarë kontesti e kisha. Ma kanë nisur dhe e kam parë që ishtge një copy-paste.

Arbër Hajdari: Nuk është e ndaluar.

Ilnisa: Ti ke mendimin tënd dhe unë e vlerësoj.

Ori Nebiaj: Nuk e kuptoj se si njerëzit që merren me këto muhabete profesioni. Është publiku që vendos nota. Unë i kam parë emisionet e të dyja gocave dhe më kanë pëlqyer. Ajo që s’më pëlqen është që në asnjë rast nuk e kam parë Ilnisën të tregojë pak nga ajo puna si gazetare në debatet që bën. Ja ka thënë dhe Rikes për debatin me Meritonin, ja ka përmendur dhe Ledjonës nivelit. Do të doja që të paktën, këtë nivel që kërkon nga të tjerët t’ia shikoja në sjellje në debat, kur të bën për të qeshur. S’ka pse të shkojmë gjithmonë në ofendime. Të them të drjetën nuk ja keni kursyer njëra-tjetrës dhe kur thoni gratë, gratë…

Arbër Hajdari: Gratë po hajnë njëra-tjetrën për së gjalli.

Vesa: E kam kritikuar sepse nuk ka dalë pjesa. Kjo është e para që i ka thënë rrugaçe, i ke rënë rruzullit tokësorë…

Ilnisa: Vazhdoni, vazhdoni.

Erjola: S’ke bërë gjë të mirë për këtë do mbahesh mend.

Ori Nebiaj: Ilnisa vetëm një pyetje. Klipi fillonte që nga përfundimi i prime-t. Çfarë të bëri Ledjona që u revoltove kaq shumë?

Ilnisa: Çështja e nivelit e përcaktuar nga sytë e Ledjonës.

Ori Nebiaj: Ti e përcakton nivelin me sy? Ti që ja thua ballit nuk është problem?

Ilnisa:Këtu rrota e historisë kthehet vetëm pas.

Erjola: Ti s’lexon dot sytë e Meritonit, do lexosh të Ledjonës.

Pinknews

“Ajo po vjen…”/ Ja cili banor rikthehet në ‘BBV3’, suprizë emocionuese

‘Prime’ i sotëm siç duket do të jetë i mbushur plot me surpriza të bukura për një prej banorëve.

Teksa produksioni ka bërë një përmbledhje të gjërave që pritet të ndodhin, në mesin e tyre është dhe rikthimi i Ilnisës.

A do të jetë kjo vetëm një surprizë për partnerin e saj Meritonin apo do të qëndrojë në shtëpi, kjo mbetet për t’u parë.

Sakaq rikujtojmë që pak orë më parë, nëpërmjet një video të postuar nga ish-banorja, ajo shkruan: “Ajo po vjen…

Continue Reading

Pinknews

Betejë për çmimin e madh/ Romeo i mërzitur: Më bënë jo burrë

Teksa qëndronte në ambientet e jashtme të shtëpisë dhe larg banorëve të tjerë, Romeo është shfaqur paksa i mërzitur.

Kjo gjë siç duket ka rënë në sy të partneres së tij, Heidit, e cila i është afruar dhe e ka pyetur se çfarë e shqetësonte.

Romeo i shprehet se është prekur nga fakti se e kanë quajtuar ‘i pa burrë’

Pjesë nga biseda:

Heidi: Pse je kaq i mërzitur?

Romeo: Më bënë jo burrë o zemër asgjë, ka ndonjë gjë të bukur?

Heidi: Për mua nuk vlen ajo.

Romeo: Për mua vlen.

Continue Reading

Pinknews

“Jam duke QARË”/ Kejvina Kthjella befason me komentin te postimi i Luizit dhe Kiarës

Këngëtari Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito, janë bërë sot prindër të një vajze, të cilën e kanë quajtur Luna Mari.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë çifti, përmes një postimi të përbashkët në Instagram.

Në postimin e tyre, çifti ka marrë urime të shumta, si nga fytyra publike ashtu edhe nga fansat e tyre të shumtë.

Në mesin e komenteve të shumta, vëmendjen e ka marrë ai i ish-banores së Big Brother VIP, modeles Kejvina Kthjella, e cila e kishte goditur me shuplakë Luiz Ejllin gjatë qëndrimit në shtëpi. Pas këtij veprimi, ajo ishte përjashtuar nga shtëpia, shkruan Express.

“Waaa😍😍😍urimeeeeee…me jete te gjate princeshaa💕💕💕im crying🥹”, ka qenë komenti i Kejvinës.

Çiftin e kanë uruar edhe Geotar Selimi, Fifi, Ilir Shaqiri, Bora Zemani, Amarda Toska, Rrezarta Shkurta, Nita Latifi, Ori Nebijaj, Vesa Luma, Albana Osmani, Greta Koçi, Nevina Shtylla, Jonida Maliqi, Marina Vjollca, Sarah Berisha e shumë personazhe tjera publike.

Continue Reading

Pinknews

Kiara dhe Luiz prindër për herë të parë, por a i uroi Ledion Liço çiftin? FOTO

Pasi çifti Luiz dhe Kiara ndanë lajmin e mrekullueshëm për vajzën e tyre që erdhi në jetë ditën e sotme, urimet e përzemërta nuk kanë munguar për ta.

Një prej komenteve që ra në sy ishte dhe moderatori i ‘BBV3’, Ledion Liço

Në postimin që çifti ka ndarë në rrjete sociale, Ledioni shkruan: “Shumë urime, jetë të gjatë dhe të lumtur!”

Continue Reading

Pinknews

‘Njeriu më i lumtur në botë…’/ Reagimi i parë i Luiz Ejllit pasi u bë baba

Ditën e sotme, Luizi dhe Kiara, u bënë prindër për herë të parë.

Nëpërmjet një postimi në Instagram dyshja ndau lajmin e mrekullueshëm duke bërë me dije gjithashtu dhe emrin e vogëlushes, Luna Mari Ejlli.

Pas urimeve të përzemërta të marra ditën e sotme, Luizi ka bërë reagimin e parë

Nëpërmjet një postimi në Instastory, mes emocionesh ai falenderon për urimet e ardhura prej të gjithëve dhe shprehet:

Më keni bërë njeriun më të lumtur në botë! Kam menduar se lumturia ka qenë kur më ka thënë Kiara ‘po’, por më vjen keq t’i them Kiarës që lumturia më e madhe qenka kjo tjetra kështu që është fakt. Keni për ta kuptuar kur ta provoni dhe ata që e kanë provuar e dinë. Zoti ju bekoftë dhe shihemi nesër!”, teksa lajmëron se nesër në orën 6 të pasdites do të zhvillojë një videolive së bashku me Kiarën.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING