Connect with us

Kronike

Bubullima vijnë nga Uashingtoni për Serbinë/ Vuçiç nuk e priste këtë nga Trump, i preferuari i tij politik

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së miratoi Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare (NDAA), i cili përfshin edhe dispozita mbi Ballkanin Perëndimor dhe Serbinë. Propozuesi i tyre kongresmen, vlerësoi se kjo tregon qe Ballkani është ende në radarin amerikan. Sipas mendimit të analisteve, ligji tregon se Serbia mbetet nën mbikëqyrje të shtuar nga Uashingtoni dhe se qeveria aktuale ka hyrë në fazën e humbjes së legjitimitetit ndërkombëtar.
Pjesa e ligjit thotë se gjendja e demokracisë në Serbi është shqetësuese, se kushtet e zgjedhjeve janë të padrejta dhe se akuzat e qeverisë kundër opozitës, demonstruesve dhe shoqërisë civile janë problematike.
Ligji merret gjithashtu me normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës dhe mbështetjen për integrimin evropian të rajonit. Propozimi u përfshi në projektligjin më të gjerë të mbrojtjes për të siguruar mbështetje si nga demokratët ashtu edhe nga republikanët.
Analistet bien dakord se dispozitat mbi Ballkanin Perëndimor në Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare të SHBA-së përfaqësojnë një sinjal të rëndësishëm politik. Ata vlerësojnë se Serbia po shihet gjithnjë e më shumë si një vend me probleme serioze në fushën e demokracisë, zgjedhjeve dhe sundimit të ligjit.
Srećko Đukić, ish-ambasador i Serbisë, vlerëson se Ballkani Perëndimor dhe Serbia mbeten në fokus të politikës së jashtme amerikane. Sipas tij, edhe nga Amerika e “largët”, është e qartë se Serbia nuk i përmbush standardet demokratike dhe zgjedhore. Ai thekson se ajo që Bashkimi Evropian ka treguar prej vitesh është konfirmuar në anën tjetër të Atlantikut, në formën e një ligji.
Ai tha se dy “karriget” e politikës së jashtme të qeverisë serbe përjetuan një kolaps të plotë dhe shtoi se situata nuk është më e mirë në marrëdhëniet me Moskën, duke vënë në dukje se Moska nuk është aspak e interesuar për demokracinë apo proceset e drejta zgjedhore, ndërsa Uashingtoni, siç vlerësoi ai, vetëm tani do të intensifikojë monitorimin e këtyre çështjeve.

Advertisement