Connect with us

Politike

‘Dumani kërcënohet me jetë’, Berisha: Pikërish kur Balla u emërua ministër

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha hodhi akuza të rënda ndaj kryeministrit Rama dhe ministrit të Brendshëm Taulant Balla. Duke folur zgjedhjet e 14 majit, ai foli për vjedhje dhe përdorim bandash, teksa u ndal dhe te mbrojtja e kreut të Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani.

Berisha akuzoi Ballën për lidhje me krimin si dhe vëllain e kryeministrit Edi Rama.

DEKLARATA E BERISHËS:

“Ne kërkojmë dy gjëra. Së pari, të dëshmojmë se ne, në një përpjekje të jashtëzakonshme kemi evidentuar, kemi regjistruar, fotografuar, të gjithë batërdinë e farsës elektorale të 14 majit. Sa vota morën bandat? Më thoni ju mua? Shkodra në të gjitha pollet, dilte nga 3 deri në 18 pikë përpara. Por aty Bajrët, Gjoka dhe bandat e tjera, e vunë në qytetin në shtetrrethim, në pushtim të egër. Ne i dokumentuam, i filmuam, i faktuam. Po kështu në Lezhë, Laç, Krujë, Elbasan, Fier, Vlorë, kudo.

Unë nuk them që nuk ka pasur njerëz që votuan për PS-në, por them me bindjen absolute se këto zgjedhje nuk i ka fituar. Sikundër nuk i ka fituar zgjedhjet e vitit 2021. Populli nuk e votoi Edi Ramën, populli votoi ndryshimin.
Tani që kanë ardhur të dhënat e EncroChat dhe SKY EÇ, tani ka dalë në pah i gjithë krimi monstruoz që është kryer në zgjedhje nga bandat kriminale për të marrë mandatet e vitit 2021. Çka do të thotë se edhe ky parlament duhet të ikë sa më parë. Është ngritur mbi krimin. Qytetarët duhet ta dinë se është jashtë imagjinatës së tyre lidhja e tmerrshme e krimit me Edi Ramën dhe qeverinë e tij.

“Dhe si shpërblim, Edi Rama vendos më të inkriminuarin politikan pas tij, Taulant Ballën në krye të ministrisë së rendit. Në bazë të këtyre bisedave, Taulant Balla shkon të paktën për 10 dosje. Minimumi 10 dosje. Dhe ai u zgjodh dhe u vu nga Edi Rama në krye të krimit. U vu për të mbrojtur krimin. Sa shkoi, e plaçkiti dhe e grabiti të gjithë sistemin TIMS. Ka vetë 54 udhëtime me Begon. Plus trafikantë të tjerë. Po Olsi Rama, sa është me atë Gjonajn e Hakmarrjes së Xibrakës? I ka në TIMS të gjitha. Dalja e tij jashtë kufirit me makinën e adoptuar për transportin e drogës. Se këto duhen zhdukur”, u shpreh ai.

Tani çfarë ndodh? Kanë vu nën presion të tmerrshëm kriminal SKAP-in. Kush e kërcënon Altin Dumanin. E kërcënojnë nuk ka diskutim dhe e dënoj me ashpërsinë më të madhe. Sapo ky u bë ministër, filluan bandat ta kërcënojnë? A pret kush që Dumani të hetojë Ballën kur ky i fut kriminelët në katër anët?.

Politike

Kryesia e Partisë së Lirisë zgjedh dy Sekretarë dhe tre Kryetarë Komisionesh (EMRAT)

Në mbledhjen e sotme, Kryesia Politike e Partisë së Lirisë, ka zgjedhur dy Sekretarë dhe tre Kryetarë Komisionesh.

Përmes një njoftimi, PL bën me dije me qëllim vënien sa më parë në jetë të 5 prioriteteve për 4 milionë shqiptarë plus, në funksion të forcimit të mëtejshëm të strukturave, të hapjes së pandalshme dhe zgjerimit të mbështetjes qytetare, zgjodhi sot:

  1. Znj.Florida Ymeri – Kryetare e Komisionit për Shëndetësinë
  1. Znj.Silvana Bajrami – Kryetare e Komisionit për Bujqësinë
  1. Z. Fllohe Gojka – Sekretar për Sipërmarrjen
  1. Znj. Myrvete Asqeri – Sekretare Politike për Qarkun e Gjirokastrës
  1. Z. Besnik Jakaj – Sekretar për Diasporën
Continue Reading

Politike

Kallëzimi i ri në SPAK/ Këlliçi: Veliaj ngriti skemën më të sofistikuar të vjedhjes

Anëtari i Kryesisë në Partinë Demokratike, Belind Këlliçi ka treguar detaje më të qarta në lidhje me kallëzimin e tij të ri në SPAK për lidhjet e Erion Veliajt me Ndranghetan.

Këlliçi tha se Veliaj ka marrë në dorë biznesin dhe dhe monopolin e përpunimit të e riciklimit të mbetjeve dhe e ka bashkëlidhur me Intergrated Energy, pa pyetur këshillin bashkiak

“Veliaj mori monopolin pa konkurs, pa prokurorim publik të riciklimit, dhe kjo është shkelje ligjore e hapur. Ka probleme me tokën, problem që e kemi adresuar në padi. Ka një shkelje tjetër të këshillit bashkiak sepse mesa duket kur Erion Veliaj është shpallur kryetar bashkie ka menduar se është zgjedhur edhe kryetar i këshillit bashkiak. Për çdo vendimmarrje që prek dhe tokën dhe truallin që zhvillohet kjo vendimmarrje do i duhej ti kishte marrë dakortësinë e këshillit të tij bashkiak. Të gjitha këto zbardhje janë depozituar në SPAK si një padi e re. Ne i kem i treguar me fakte dhe me kronoligji SPAK-ut të gjithë kronologjinë sesi Erion Veliaj ka marrë në fillim biznesin dhe monopolin e përpunimit të e riciklimit të mbetjeve dhe e ka bashkëlidhur me Intergrated Energy, vet me vendimmarrjet e tij personale.”

Këlliçi bëri me dije se nesër në një komunikim për shtyp do të tregojë në një panoramë më të qartë kallëzimin e tij në SPAK për Erion Veliajn

“Nesër do të kem një komunikim zyrtar për shtyp nga selia e partisë demokratike ku do të japë aq të dhëna sa edhe publiku të kuptojë këtë padi të re, në një farë mënyre tja zbërthejë. Në një farë mënyre kemi të bëjmë me një skemë shumë të sofistikuar vjedhjeje sepse kjo që ka ndodhur me inceneratorin e Tiranës është një skemë që filloi në Elbasan vazhdoi në Fier dhe erdhi në Tiranë, por nuk përfundon këtu. Kanë shkuar në Zimbabve, në Maltë, në Vienë, në Hungari, kanë shkuar në Nju Xhersi. Kanë ngritur skemën më të sofistikuar të vjedhjes në Shqipëri në historinë e shtetit shqiptar. “, tha Kellici per Syri tv.

Continue Reading

Politike

Nga pasuritë natyrore te ushqimi e verërat, Rama ndan artikullin e “National Geographic” për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në faqen e tij në “Facebook” shkrimin e “National Geographic”, e cila përshkruan me perlat që ofron peizazhi turistik i Shqipërisë.

“National Geographic” ka zbuluar në artikullin e saj pasuritë natyrore që ofron Shqipëria, duke theksuar mes tyre Vjosën, Beratin dhe Kanionet e Osumit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Shqipëria në artikullin e “National Geographic” zbulohet përmes përvojave të jashtëzakonshme të rafting në zemrën blu të Europës – Vjosën – për të shkuar në Beratin pasuri e UNESCO-s dhe drejt kanioneve madhështore të Osumit falë punës fantastike të “Albanian Rafting Group”, në një udhëtim me aromën e verërave nga varietetet autoktone shqiptare dhe ushqimin e shijuar pranë barinjve në peizazhet e paprekura bukolike”, shkroi Rama në Facebook.

Continue Reading

Politike

PL mbledh Kryesinë/ Meta: Qëllimi ynë, të çlirojmë administratën nga korrupsioni

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë sot, është ndalur te 5 prioritetet e kësaj force politike, duke thënë se ka shpërthyer një krijimtari e paparë për t’i bërë sa më të prekshme për qytetarët.

“Kënaqësi të zhvillojmë këtë mbledhje të dytë në zbatim të vendimeve të Konventës së PL-së. Ka shpërthyer një krijimtari e paparë për të bërë të prekshëm secilin prej 5 prioriteteve që ka të bëjë me sigurinë e të ardhmen e të gjithëve në këtë vend.

Të gjithë e dimë se dhe bebeja porsa lind, nuk ka vetëm atë 50 mijë lekëshin, por ka 4 mijë e 600 euro nga Rilindja për të paguar, që është dyfishi para se të vinte Rilindja në pushtet”, tha Meta.

Kreu i PL foli dhe për nepotizimin, duke thënë se 500 raste janë të dogana dhe tatime, duke e cilësuar situatën si “katastrofë”.

“Qëllimi final i programit tonë, Shqipëria fuqi eksportuese. Në mënyrë që ne të mbështetim në gjithçka, të çlirojmë administratën nga korrupsion e sidomos nga nepotizmi. 500 raste nepotizmi në dogana e tatime. Mendojeni se çfarë katastrofe është, sesi vidhen miliarda euro. Në mënyrë që të investohet fuqishëm për kualifikimin e fuqisë punëtore dhe përjashtimin e mjeteve e prodhimit nga detyrimet fiskale, pra gjithçka për ta kthyer vendin në fuqi eksportuese”, tha Meta.

Continue Reading

Politike

“Drejtësia e kapur nga qeveria”/ Gjokutaj: Irena Gjoka ka pasur mbrojtje të fortë politike

Avokati Genc Gjokutaj, ka komentuar ditën e sotme zhvillimet e fundit që kanë prekur drejtësinë për gjyqtaren Irena Gjoka, e cila akuzohet se është dënuar në Greqi për falsifikim dokumentash.

Gjokutaj është shprehur se drejtësia është kapur nga qeveria ndërsa shtoi se gjyqtarja Gjoka ka pasur një mbrojtje të fort politike pasi në dorë ka pasur çështjet e Berishës dhe Belerit.

“Këtu të gjitha institucionet që kishin për detyrë të kontrollonin figurën e gjyqtares Gjoka kanë korrupsion moral hallkat e një zinxhiri të kapura fort nga qeveria pasi nuk ka arsyetim që përballë fakteve që kemi parashtruar të mos veprohet. Drejtuesja e GJKKO është trupa elitë e drejtësisë dhe të përfshihet nga ky skandal i madh nuk është parë as në kohën e diktaturës. Ne kemi bërë kallëzim ndaj gjyqtares Irena Gjoka ka qene në një mbrojtje të hekurt pavarësisht fakteve dhe provave që e bëjnë përgjegjëse penale vetëm se ka pasur në dorë çështjen e Berishës dhe Belerit. Të gjitha gjyqet e opozitës që kjo gjyqtare i ka marrë përsipër pasi ka pasur një mbrojte të fortë pasi nis edo të kishte deklaruar këto shkelje që ka bërë nuk do të ishte pjesë e drejtësisë. Ajo është futur në sistem me mision të qartë”,- tha Gjokutaj.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING