Aktualitet
EDITORIAL | Në tavolinën e paqes, Ukraina dhe Kosova/ Ja çfarë Vuçiç paralajmëron – Shkrim nga NTV
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka paralajmëruar se gjashtë muajt e parë të vitit 2024 do të jenë tmerrësisht të vështirë politikisht, ndërsa presionin më të madh për çështjen e Kosovës e pret në gjysmën e dytë të janarit dhe në fillim të shkurtit. I ftuar në televizionin Prva, ai ka shpjeguar se kur bëhet fjalë për Kosovën, thelbi është se Perëndimi duhet ta zgjidhë çështjen para se të hyjë në bisedime me Rusinë për Ukrainën, sepse presidenti Vladimir Putin padiskutim do hedh mbi tavolinë precedentin e Kosovës. “Interesi i tij është Rusia. Ai po kërkon diçka që mund ta mbajë atë që ka arritur dhe i duhet të justifikojë Krimenë, Donbasin apo Zaporozhyen. Putin me Kosovën ka në dorë precedentin ligjor. Po të isha në vendin e tij, ndoshta edhe unë do ta përdorja” – shpjegoi Vuçiç.