Connect with us

Politike

Fatos Lubonja: Edi Ramës i ka dalë situata jashtë kontrollit

Duke komentuar hapat e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt, analisti Fatos Lubonja thotë se Edi Ramës i ka dalë situata jashtë kontrollit. Sipas tij, shkaqet që çuan në lëshimin e Ahmetajt nga Rama ishte prishja e pazareve në nivelet e larta të qeverisë.

“Rama kishte një vit që e kishte lëshuar politikisht Ahmetajn. Dihet se shkaqet mund të jenë dy, të lidhur me njëri-tjetrin. Zhurma e inceneratorëve dhe lidhjet e Ahmetajt me Zoton e Mërtirin.  Shkaku i dytë është se Ahmetaj u lëshua sepse Rama donte ta lëshonte për prishje të pazareve dhe ai ka çuar të dhënat aty nga ku doli ngjarja. Fakti është që pasi fillon hetimi i Ahmetajt nga SPAK, me vonesë dhe në mënyrë të çuditshme, duke mbajtur erë hakmarrjeje nga Rama.

Ndodhi diçka tjetër dhe në hetimet e SPAK, ku del sesi kartat e kreditit të Zotos e Mërtirit janë përdorur për udhëtime të Ahmetajt, rinovime shtëpie, etj. Këto janë paratë e Ahmetajt në një farë kuptimi. Në këtë histori del se në vitin 2020 ka ndodhur një sherr mes Zotos dhe Ahmetajt. 

Ajo që del në tërësi është se ka një skemë të filluar që kur kanë ardhur në pushtet socialistët, se si do tërhiqen para publike për t’iu dhënë këtyre personave dhe për t’u shpërndarë për të paguar fushata elektorale, media, njerëz, etj.

Këtu ka një zullum të trashur dhe vetvetiu do këputet. Edi Ramës i ka dalë situata jashtë kontrollit. Këto i kemi ditur që në fillim, kur Ahmetaj u vendos ministër Financash. Ai u vendos për të vazhduar punët e këtyre.

Nuk kam pikë dyshimi nga ajo që njoh se edhe afera e portit të Durrësit është e ngjashme me inceneratorët. A ka apo jo prova nuk e di, por të gjithë janë bashkëpunëtorë që mbajnë njëri-tjetrin. Po të ishin parti normale do dilnin kundër fajtorëve për të mbrojtur të ardhmen politike të tyre, por këta i bëjnë të gjitha bashkë. Në krye mbetet sërish Rama”, u shpreh Lubonja në një intervistë

Politike

Bardhi-Ramës: Boll u fshehe, trego ç’bënte yt vëlla me makinën e grupit të kokainës

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama në lidhje me dosjen “Xibraka”.

Teksa i drejtohet Kryeministrit të mos fshihet pas letrave pa vlerë të vëllait të tij, Bardhi i kërkon Ramës të japë llogari se çfarë kërkonte Olsi Rama me makinën e grupit të kokainës.

“Vëllai i madh i Olsit, Edi Rama, është i lumtur për rihapjen e dosjes “Xibraka”, po aq sa ishte Erion Veliaj kur doli pas 8 orëve nga SPAK! Përpjekja e tij e dëshpëruar për të diskretituar SPAK, duke e urdhëruar nga TV se çfarë duhet të bëjë dhe sesi duhet ta trajtojë këtë çështje, është tregues i formimit të tij prej analfabeti ligjor që mendon se institucionet e drejtësisë janë zyra propagande qeveritare.

Në mëngjes vëllai i vogël ripërsërit të njëjtën kërkesë në SPAK që është rrëzuar më parë, me shpresën se do i jap oksigjen për gënjeshtrën ditore të darkës vëllait të madh, që i ikën të vërtetës prej më shumë se 2 muaj. Boll u fshehe pas letrave pa vlerë të vëllait më të vogël! Na trego çfarë bënte yt vëlla me makinën që përdorte grupi i kokainës me targa AA 653 DM. Sado të përdridhesh nuk e fsheh dot të vërtetën dhe as makinën e kartelit të drogës me targë AA 653 DM, e përdorur nga Olsi Rama”, tha Bardhi.

Kryeministri Rama deklaroi se do e lumturonte rihapja e hetimeve për dosjen “Xibraka” dhe se sipas tij do ishte drejtësia ajo që do vërtetonte nëse vëllai i tij është trafikant kokaine apo akuzat e Bardhit janë vetëm mashtrime.

Continue Reading

Politike

Shpërthen Qori: Protestën tonë nuk e dha asnjë TV, omerta mafioze, Bashkia, çetë hajdutësh

Lëvizja Bashkë ka organizuar pasditen e sotme një protestë kundër korrupsionit përballë Bashkisë së Tiranës, për aferat që kanë përfshirë këtë institucion. Kryetari i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori, gjatë një lidhje direkte për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se protesta nuk ka marrë vëmendje në media dhe kanë qenë prezente vetëm dy televizione, për shkak se mediat janë të kapura nga pushteti.

“Lajmin nuk e ka dhënë asnjë nga mediat. Ka patur vetëm dy televizone, mes tyre MCN e cila me gjasë do të bëjë kronikën. Tregon se jemi në një omerta mafioze, të heshtjes së opinionit publik. Erion Veliajn është njeriu që ka në dorë tendera dhe para publike për mafiozë dhe oligarkë, ka shumë ndikim në televizione. Në protestat tona ka shumë policë dhe pak gazetarë. Ne do të bëjmë detyrën tonë, do të ngrejmë zërin, do të tregojmë me gisht të gjithë problemet që ka Bashkia e Tiranës. Është një çëte hajdutësh. Ishim me banorët e Kombinatit, do të ndërtohet pallat shtatë katësh për lulishten e fundit që ka aty. U mblodhën dhe protestuan banorët, asnjë televizion nuk ishte i pranishëm, ndonëse ishin lajmëruar të gjithë. Kjo tregon se i frikësohen opinionit publik, duan të na mbysin me heshtje por zëri i së vërtetës do të mbizotërojë“, tha Qori.

Continue Reading

Politike

Rama: SPAK ta thotë “o unë kam trafikant në familje”, ose gojës së madhe të B-së së vogël i duhet vënë proteza

Kryeministri Rama thotë se rihapja e hetimeve për dosjen e Xibrakës është një lajm i mirë. Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, kryeministri Rama thotë se duhet të konfirmohet nëse është kallëzim i rremë ai i kreut të grupit parlamentar të PD-së lidhur me përfshirjen e vëllait të tij në këtë dosje.

Më tej, Rama ka thënë se duhet që SPAK-u ta thotë nëse “ai ka një trafikant kokaine në familjes”, ose siç e thotë ai “gojës së madhe të BE-së së vogël i duhet vënë proteza”.

Blendi Fevziu: Deklaruat për çështjen e Gazment Bardhit dhe akuzën ndaj vëllait tuaj se nuk u mor parasysh, ndërkohë Bardhi ka deklaruar 2 ditë më parë se SPAK ka rihapur hetimet në lidhje me këtë dosje.

Continue Reading

Politike

Edi Rama zbulon për herë të parë mesazhin që i dha Erion Veliajt pasi doli nga SPAK

Kryeministri Edi Rama zbulon për herë të parë në emisionin Opinion në Tv Klan mesazhin që i dha kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, pasi ky i fundit doli nga SPAK më 30 Prill 2024.

Kreu i qeverisë u pyet nga gazetari Blendi Fevziu nëse bisedoi me Veliaj për akuzat që ky i fundit bëri në adresë të disa gazetarëve pas përfundimit të dëshmisë në Prokurorinë e Posaçme.

Kryeministri bëri të ditur se Erion Veliajt i tha që kishte bërë gabim me deklaratën sulmuese ndaj gazetarëve.

Rama theksoi edhe njëherë qëndrimin e tij që nuk mbron politikisht asnjë zyrtar të përfshirë në akte korruptive.

Blendi Fevziu: Ai ishte fjalimi juaj dhe adresimi juaj një mesazh për Erion Veliajn? Shumë media e kanë lexuar të tillë.

Kryeministri Edi Rama: Po çfarë janë këto mo. Po pse mo çfarë janë mediat?

Blendi Fevziu: Mediat këtë punë kanë të analizojnë mesazhet e tua.

Kryeministri Edi Rama: Mesazhet për Erion Veliajn unë i kam të thjeshta fare, i kam një tekst, një telefonatë, një takim. Që unë nuk mbroj…

Blendi Fevziu: Nuk mbron askënd? Ju thatë vetëm Zahon nuk lë të hidhet…

Kryeministri Edi Rama: More zotëri këtë e kam thënë 1000 herë dhe 1000 herë e kam përsëritur.. Unë jam ndryshe Fevzi, ky është thelbi, dhe ju nuk doni ta pranoni ok nuk doni ta pranoni. Jam ndryshe.

Kryeministri Edi Rama: Jam ndryshe. Unë ato gjëra që them i mendoj. Nuk them një tjetër dhe mendoj..

Blendi Fevziu: Meqë kishe një mesazh të shkurtër apo vetëm një tekst apo telefon me Veliajn, a i the gjë për qëndrimin që ai mbajti duke akuzuar një sërë gazetarësh pasi doli nga SPAK?

Kryeministri Edi Rama: Po i thashë.

Blendi Fevziu: Çfarë i thatë?

Kryeministri Edi Rama: Gabim shumë i madh.

Blendi Fevziu: Pse?

Kryeministri Edi Rama: Sepse unë personalisht kam pasur shumë herë reagime ndaj mediave, por nuk kam sulmuar kurrë një me emër, një person, sepse sulmet ad ominan nuk janë sulme të denja për këdoqoftë që ka një funksion të lartë dhe që ka një raport që lidhet me rolin e tij institucional.

Continue Reading

Politike

Kalaja sulmon Gaz Bardhin: S’mund të jesh edhe me Berishën edhe me Dumanin

Në Foltore duket se janë të zhgënjyer me Gaz Bardhin.

Kjo, sidomos për qendrimet e tij ndaj SPAK.

Ndaj këtë të enjte, zyrtarja e partisë së Berishës, Adriana Kalaja, ka sulmuar ashpër Gaz Bardhin, ndërsa ka folur poshtë dritares së Berishës.

Ajo ka thënë se Bardhi nuk mund të jetë edhe me Berishën, edhe me Altin Dumanin.

Pra shkurt, duhet të fillojë të sulmojë SPAK, nëse do të jetë në partinë e Berishës.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING