Connect with us

Kosova

Hodhi nga hotelit argjentinasen, lihet në burg autori

Dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje kosovari E.N., nga komuna e Drenasit me shtetësi të Zvicrës e ka hedhur nga dritarja e dhomës së hotelit të katit të gjashtë në Fushë Kosovë shtetasen argjentinase M.K.U. Viktima 27-vjeçe ka pësuar lëndime trupore dhe përkundër trajtimit në QKUK e njëjta ka vdekur.

Këto detaje i ka dhënë Gjykata Themelore e Prishtinës në njoftimin dërguar mediave, në të cilin bëhet e ditur se ndaj E.N., është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaji në drejtim të veprës penale “vrasje”.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri E.N  me datë 01.08.2023 rreth orës 01:59 minuta në rrugën “ Nënë Terezë” në  Fushë Kosovë,  pas një mosmarrveshje paraprake me të dëmtuarën – tani të ndjerën M.K.U, të njëjtën e privoj nga jeta duke e hudhur nga dritarja e dhomës së hotelit, nga kati gjashtë, me ç’rast e ndjera kishte pësuar lëndime trupore, e që edhe përkundër trajtimit mjekësor  e njëjta  kishte  ndërruar jetë  në  Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ( QKUK)”, njofton gjykata, transmeton Gazeta Express.

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda  ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prshtinë,  për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.N,  i dyshuar për veprën penale Vrasje nga neni 172  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.N dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji”, njofton gjyakata.

Në njoftim thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake ka analizuar të gjitha arsyet mbi caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit E.N dhe ka vlerësuar se është përmbushur kriteri nga neni nenit 184 paragrafi 1 nënparagrafi  1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si kusht i veçantë për caktimin e paraburgimit.

“Nngase ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë rrezikun e ikjes së të pandehurit, pasi që i njëjti është shtetas i Zvicrës dhe nëse i pandehuri gjendet në liri i njëjti do të mund të ik me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale dhe do të ishte i paarritshëm për organet e ndjekjes, e në këtë mënyrë do të pengohej rrjedha e procedurës penale,  andaj konstatoi së masa e paraburgimit në këtë fazë të procedurës penale është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale në këtë çështje juridiko – penale”.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës  Themelore në Prishtinë.

Kosova

Knaus përballet me ambasadorin gjerman, javën tjetër testi i KiE,

Gerald Knaus nga “ESI” i ka reaguar ambasadorit gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, pasi ky i fundit në një postim në platformën “X” ka thënë se Gjermania e përkrah Kosovën në rrugën drejt integrimit në BE.

Knaus ka thënë se testi për një gjë të tillë do të jetë në javën e ardhshme, kur edhe do të mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës .

Sipas tij, aktualisht Gjermania, Italia dhe Franca planifikojnë “Veto” në Komitet të Ministrave e që do të ishte një zmbrapsje diplomatike, duke qenë se 82 % të deputetëve të Asamblesë Parlamentare kanë votuar “PRO” që Kosova të jetë anëtare e KiE.

“Javën tjetër është testi. A do të dështoj Gjermania?”, ka shkruar Knaus.

Eksperti evropian që udhëheq Nismën Evropiane për Stabilitet, ka thënë se kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës me krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, do të ishte gabim dhe do të bënte të pamundur realizimin e asnjërës prej tyre.

Këto komente, Knaus i ka bërë në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, në një kohë kur shtetet perëndimore, posaçërisht Franca dhe Gjermania, janë duke kërkuar nga Kosova që të bëjë progres në raport me Asociacionin në kuadër të përpjekjeve për anëtarësim në KiE.

Po u lidhën këto dy çështje, Asociacioni me anëtarësimin në Këshill të Evropës, ju garantoj se asnjëra prej tyre nuk do të realizohet. Një rezultat i tillë do të ketë pasoja të rënda, shumë të dëmshme për pakicat, sepse Këshilli i Evropës ka të bëjë me mbrojtjen e të drejtave të pakicave, qasjes në Gjyqin Evropian të të Drejtave të Njeriut”- ka deklaruar Knaus.

Continue Reading

Kosova

Një 42-vjeçar gjendet i pajetë brenda një banese në Kosovë

 Një 42-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 08:20 në Kosovë, në fshatin Baballoq të Deçanit.

Policia vendase ka njoftuar se burri është gjetur brenda bansës së tij dhe paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Trupi i tj është dërguar është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekspertizë. Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Continue Reading

Kosova

S’ka pushim nga puna, Escobar dhe Lajçak hidhen në aksion

Emisari i SHBA-së, Gabriel Escobar, në një konferencë për media ka folur për takimin e fundit që ka pasur në Washington me emisarin sllovak, Miroslav Lajcak. Ai ka thënë se nga vizita në SHBA, Lajcak ka marrë përkrahjen amerikane për dialogun dhe për rrugën që ai ka zgjedhur në negociata.

Diplomati amerikan gjithashtu ka thënë se me Lajcak ka biseduar për strategjitë se si të vazhdohet implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, për çështjen e dinarit dhe për gjetjen e një zgjidhjeje.

Një gjë që e ka marrë nga kjo vizitë është që SHBA-ja do të vazhdojë të përkrah dialogun dhe të mbështesim rrugën që ai ka zgjedhur. Kemi folur për strategjitë për atë se si do të vazhdohet implementimi i Marrëveshjes së Ohrit. Dhe gjithashtu edhe për çështjen e dinarit. Këto kanë qenë dy temat kryesore të takimit. ”, ka thënë Escobar.

I deleguar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka potencuar se formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe Këshilli i Evropës janë dy procese të lidhura me njëra tjetrën.

Në konferencën e tij të fundit për media si emisar amerikan për Ballkanin Perëndimor, Escobar ka thene se është vështirë të kuptohet pse Kosova nuk i përmbush obligimet e saj ligjore.

Diplomati amerikan ndër të tjera është shprehur i shqetësuar se Kosova mund të mos i ketë votat për Këshillin e Evropës, dhe se mos-procedimi me Asociacionin do të sillte vonesa të tjera.

Continue Reading

Kosova

URREN Albin Kurtin, Petkoviç rikonfirmohet në krye të Zyrës për Kosovën

Petar Petkoviç, është konfirmuar drejtor i të ashtu quajturës zyrë për Kosovën nga qeveria e re e Beogradit. Njoftimi është bërë publik për mediat nga zyra e qeverisë së Beogradit.

Petkovic njihet për deklaratat e tij kundër Kosovës dhe Kryeministrit Albin Kurti. Dy ditë më parë me anë të një deklarate në platformën sociale x, ai ka tentuar që të viktimizojë serbët e Kosovës, përballë asaj që e pretendon fushatë terrori të kryeministrit Albin Kurti.

Mirëpo, në të njëjtën kohë përmend rastin e sulmit në Banjskë, të dënuar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhunë të policisë së Kosovës ndaj serbëve.

“Kurti duhet të përmendë qëllimin nga policia e vëllezërve Stefan dhe Millosh Stojanoviç, pasi forcat speciale qëlluan 3 serbë në mënyrë kafshërore në Banjskë”, shkruan në X Petkovic.

Kjo tregon edhe njëherë mënyrën se si Serbia tenton të fabrikojë apo ndryshojë ngjarjen e rëndë, pasi 3 serbët janë vrarë pasi Milan Radoiçiç, ndërmori një sulm terrorist ndaj autoriteteve të Kosovës.

Continue Reading

Kosova

Janë gënjeshtra të gjitha, Escobar për akuzat ndaj tij dhe bashkëshortes

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, në konferencën e fundit për media para lëvizjes drejt angazhimit të ri diplomatik, ka folur edhe për fushatën ndaj tij dhe gruas së tij, bërë nga një i vetë identifikuar si gazetar nga Kosova, i cili përmes një ueb-site ka shpërndarë informacione të pabazuara se Escobar është shkarkuar dhe se gruaja e Escobar ka pranuar fonde nga Qeveria e Serbisë.

Escobar ka thënë se gjithçka që është thënë nga një gazetar i pretenduar është një gënjeshtër. Emisari amerikan ka thënë se s’është shkarkuar nga pozita e tij dhe se gruaja e tij s’ka marrë asnjëherë fonde nga ambasadat me të cilat ka bashkëpunuar.

Gjithashtu ai ka demantuar edhe pretendimet se ka lidhje familjare me një avokat në një firmë ligjore amerikane.

“Për dezinformimin që është prodhuar përgjatë fundjavës nga një i ashtuquajtur gazetar, që ka thënë se jam shkarkuar apo për lidhje me qeverinë serbe, dua të them direkt, që gjithçka në atë raportim është një gënjeshtër. Një gënjeshtër lehtësisht e verifikueshme. Para se gjithash unë s’jam shkarkuar dhe çdo kush në DASH e ka verifikuar. Së dyti, gruaja ime asnjëherë s’ka pranuar para nga asnjë qeveri e huaj. Gruaja në secilën ambasadë për të cilën ka punuar në Bolivi, Portugali, Itali dhe madje edhe në Serbi, e bën në kontakte me njerëzit dhe pa asnjë pagesë apo kontratë dhe s’kam asnjë lidhje familjare për avokatin e pretenduar në firmën ligjore”, ka deklaruar Gabriel Escobar.

Zëvendësndihmëssekretari amerikan i cili në cilësinë e të dërguarit special për Ballkanin Perëndimor, ka qenë i involvuar në bisedimet Kosovë -Serbi, ka treguar se e kishte zgjatur mandatin e tij për një vit shtesë, pasi besonte se do të kishte më shumë progres për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

“I kam bërë tre vjet mandat, faktikisht kjo punë është punë dy vjeçare, por më herët kam kërkuar që të mbetem edhe një vit sepse vërtetë atëherë besoja se deri në fund të vitit do të kishim më shumë progres në zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, se do të kishim implementim të plotë të kërkesave që duhej të përmbushte Serbia dhe të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe se do të ishim në gjendje që ta çojmë Kosovën më afër integrimeve evropiane nëpërmjet Partneritetit për Paqe (NATO) dhe kandidaturës për anëtarësim në BE” –  ka theksuar Escobar.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING