Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me grabitjen e ndodhur pak më parë në filialin e “OTP Bank” në Tiranë.

autori, i cili sipas policisë ende nuk është i identifikuar, ka qenë i maskuar dhe i veshur me të zeza.
Ai është larguar nga vendngjarja me skuter.

“Rreth orës 12:26, në rrugën “Gjin Bue Shpata”, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke dhe, dyshohet se në kërcënimin e një sendi në dukje armë, ka marrë një shumë parash.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.