Thinking ...
Connect with us

Bota

Kapen 280 kg kokainë në Gjermani, mes të arrestuarve shqiptarë, rumunë dhe kolumbianë

Autoritetet gjermane kanë sekuestruar 280 kilogramë kokainë të trafikuar nga një anije mallrash e Amerikës së Jugut pas një bastisjeje në portin Brake, në lagjen Uesermarsch. Forcat speciale të Departamentit Qendror të Hetimeve Kriminale në Oldenburg kanë arrestuar 6 persona nga mosha 38 deri në 65 vjeç, mes tyre rumunë, shqiptarë dhe kolumbianë.

Tre zhytës u arrestuan gjithashtu, të dyshuar se tentuan të rikuperonin kokainën pranë portit të Brake, në Gjermaninë veriperëndimore, që është pjesë e rrjetit të transportit trans-evropian të Bashkimit Evropian. Gjithashtu, disa persona u arrestuan mëngjesin e së hënës, pas disa kontrolleve në shtëpi, të dyshuar për import të paligjshëm të drogës në Gjermani.

Vlera e kokainës së sekuestruar kap vlerën mbi 30 milionë euro. Ky operacion, i realizuar më 3 mars 2025, është pjesë e një hetimi të gjerë që ka për qëllim goditjen e rrjeteve ndërkombëtare të drogës që operojnë në Europë. Hetimet vazhdojnë, ndërsa katër nga të arrestuarit janë mbajtur në paraburgim

 

Advertisement