Politike
Krim dhe ndëshkim/ Blushi: Rrugët e Metës i rezistuan dekadave, ato të Ramës u kthyen në pluhur
Në kontrast, ai kritikon ashpër rrugët e ndërtuara gjatë qeverisjes së Edi Ramës, duke i përshkruar si projekte me kosto “marramendëse” që sot janë çarë, shembur dhe zhdukur, pa lënë pas asnjë gjurmë cilësie. Sipas Blushit, Meta “la gjurmë në infrastrukturë që i mbijetuan kohës”, ndërsa Rama “po lë vetëm barrë dhe kosto të pamerituara për shqiptarët”.
Postimi mbyllet me thirrje të forta për drejtësi, duke ngritur pyetjen nëse institucionet do të reagojnë apo do të presin “derisa i gjithë Librazhdi të shembet mbi Shkumbin”, ndërsa e cilëson situatën si “Krim! Krim! Krim!”.
Postimi i Blushit:
Rrugët e ndërtuara 25 vite më parë nga Ilir Meta, me kosto minimale, qëndrojnë ende sot në këmbë, të plota, funksionale, të pathyera nga koha, të paprekura. Edhe pa mirëmbajtje, mbeten dëshmi e fortë e një pune të përgjegjshme, që i rezistoi dekadave duke u shërbyer të gjithë shqiptarëve.
Në anën tjetër, rrugët e ndërtuara nga Edi Rama, me kosto marramendëse, sot janë kthyer në pluhur. Janë çarë, janë shembur, janë zhdukur, si të mos kishin ekzistuar kurrë.
Rrugë që kushtuan si të ndërtoheshin me flori, por që nuk u ka mbetur pas as një tegel asfalt.
Ilir Meta la gjurmë në infrastrukturë që i mbijetuan kohës, Edi Rama po le vetëm një barrë të rëndë dhe kosto të shtuara e të pamerituara për shqiptarët.
Kontrasti është brutal dhe i pamëshirshëm.
Po drejtësia ku është? Apo do presë derisa i gjithë Librazhdi të shembet mbi Shkumbin?
Krim! Krim! Krim!