Politike
Kthimi i Ramës nga SHBA/ Salianji: A do lajmërojë dorëheqjen?
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa ky i fundit pritet t’u drejtohet shqiptarëve pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara.
Në reagimin e tij, Salianji akuzon qeverinë për përgjegjësi politike lidhur me situatën e krijuar pas hetimeve ndaj ish-drejtueses së SHISH dhe ngre akuza për mënyrën e funksionimit të institucioneve shtetërore.
“A do të mbajë më në fund përgjegjësi për shkatërrimin e shtetit? Për kthimin e institucioneve në shërbim të krimit, për kapjen e institucioneve të sigurisë kombëtare, për korrupsionin masiv, për emërimet dhe delegimin e autoritetit shtetëror tek gysrat e grupet kriminale?!”, shkruan ish-deputeti.
Salianji ka komentuar edhe vizitën e Ramës në SHBA, duke pretenduar se kryeministri është përballur me mungesë takimesh të nivelit të lartë dhe se aktivitetet e tij janë shoqëruar kryesisht nga pjesëtarë të administratës shqiptare.
“Asnjë takim bilateral i nivelit të lartë, asnjë takim që të dëshmonte peshën që pretendon se ka Edi Rama, ndërsa aktivitetet e tij shoqëroheshin kryesisht nga njerëzit e administratës shqiptare”, shprehet Salianji.
Postimi i Salianjit
A do lajmërojë dorëheqjen Edi Rama tek konferenca urgjente ne aeroport?
A do të mbajë më në fund përgjegjësi për shkatërrimin e shtetit? Për kthimin e institucioneve në shërbim të krimit, për kapjen e institucioneve të sigurisë kombëtare, për korrupsionin masiv, për emërimet dhe delegimin e autoritetit shtetëror tek gysrat e grupet kriminale?!
Skandali me drejtuesen e ShISH nuk është thjesht një dështim i qeverisë, është shembja e shtetit përballë krimit!
A ka ndikuar që në New York pamë edhe një tjetër realitet: braktisjen politike dhe diplomatike të Edi Ramës.
Asnjë takim bilateral i nivelit të lartë, asnjë takim që të dëshmonte peshën që pretendon se ka Edi Rama, ndërsa aktivitetet e tij shoqëroheshin kryesisht nga njerëzit e administratës shqiptare.
Sot Shqipëria pret dorëheqjen dhe jo fshehjen pas propagandës, ndërsa krimi dikton shtetin dhe institucionet bien njëra pas tjetrës!
Apo do të bëjë Rama të vetmen gjë që i ka mbetur përballë kësaj katastrofe politike: TË JAPË DORËHEQJEN?!
Shqipëria nuk mund të vazhdojë të qeveriset si pronë private.