Politike
NARD NDOKA/ RAMA E BERISHA JANE NE PANIK
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, e ka cilësuar protestën qytetare të ditëve të fundit si zhvillimin më të rëndësishëm politik në Shqipëri që prej vendosjes së pluralizmit.
Ndoka tha se mobilizimi qytetar ka rrëzuar perceptimin se shqiptarët nuk reagojnë ndaj vendimmarrjes politike dhe se rinia është e shkëputur nga angazhimi publik.
“Është protestë që të jep shpresë dhe besim që ka qytetarë që mendojnë larg tutelës politike. Ishte krijuar ideja që qytetarët nuk reagojnë, që rinia rri vetëm në kafe dhe kjo protestë ka përmbysur komplet fabulën e politikës shqiptare”, u shpreh ai.
Sipas Ndokës, protesta ka shkaktuar shqetësim si në mazhorancë ashtu edhe në opozitë, pasi për herë të parë po shfaqet një lëvizje që nuk kontrollohet nga strukturat tradicionale politike.
Ndoka argumentoi se sistemi politik shqiptar është bllokuar prej vitesh nga marrëveshjet mes partive të mëdha, duke e bërë pothuajse të pamundur depërtimin e forcave të reja politike.
Sipas tij, ajo që po ndodh aktualisht në sheshe po krijon një realitet të ri politik, i cili po vë në vështirësi aktorët tradicionalë të skenës politike shqiptare.
“Është protestë që të jep shpresë dhe besim që ka qytetarë që mendojnë larg tutelës politike. Ishte krijuar ideja që qytetarët nuk reagojnë, që rinia rri vetëm në kafe dhe kjo protestë ka përmbysur komplet fabulën e politikës shqiptare. Prandaj i shohim të shqetësuar e të acaruar politikanët. Nuk e kishte menduar kurrë Edi Rama që qytetarët mund ta kundërshtonin në vendimmarrjen e tij.