✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Pensionistët në radhë për paratë e tyre, Posta mbetet pa fonde: Mbaruan lekët, kthehuni nesër

Pensionistët në zonën e Plazhit në Durrës po përballen me radhë të gjata dhe pritje të përsëritura në filialin e Postës Shqiptare, për të tërhequr pensionin mujor. Sipas denoncimit të një qytetari, problemi nuk kufizohet vetëm në këtë zonë, por raportohet edhe në lagje të tjera të qytetit.

Pensionistët pretendojnë se fondi ditor i parave në sportel nuk mjafton për të përballuar fluksin. Si pasojë, shumë prej tyre largohen pa marrë pensionin dhe udhëzohen të rikthehen ditën tjetër, duke u detyruar të presin sërish në radhë.

Situata rëndohet edhe më shumë nga fakti se në pritje gjenden jo vetëm personat që kanë datën e tërheqjes së pensionit, por edhe ata që kanë mbetur pa i marrë paratë në ditët e mëparshme.

Për të moshuarit, kjo pritje përbën një vështirësi të veçantë, pasi shumë prej tyre vuajnë nga sëmundje kronike dhe e kanë të vështirë të qëndrojnë për orë të tëra në radhë.

Pensionistët kërkojnë reagimin e Postës Shqiptare dhe marrjen e masave për të garantuar shpërndarjen në kohë të pensioneve, pa i detyruar qytetarët të kthehen ditë pas dite për të marrë të ardhurat që u takojnë.

Advertisement