Connect with us

Bota

SHBA mohon kërkesën për zgjatje të armëpushimit me Iranin, bisedimet vijojnë deklaron Shtëpia e Bardhë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka kërkuar zyrtarisht zgjatjen e armëpushimit me Irani, deklaroi të mërkurën zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, duke hedhur poshtë raportimet mediatike, përfshirë ato të publikuara nga Bloomberg.

Sipas saj, armëpushimi aktual skadon më 21 prill, ndërsa negociatat për një marrëveshje të mundshme vijojnë. Leavitt theksoi se raportet për një kërkesë zyrtare nga pala amerikane janë “të pasakta”, duke nënvizuar se bisedimet mbeten aktive dhe produktive.

Ajo bëri të ditur se një raund i ri negociatash pritet të zhvillohet në Islamabad, duke konfirmuar rolin kyç të Pakistanit si ndërmjetës në proces.

Sa i përket masave ndaj Iranit, Leavitt theksoi se bllokada zbatohet për të gjitha anijet që hyjnë ose dalin nga portet iraniane, duke përfshirë ato në Gjirin Arabik dhe Gjirin e Omanit.

Ajo vlerësoi gjithashtu rolin e Pakistanit, duke e cilësuar atë si “ndërmjetësin e vetëm” dhe një partner të rëndësishëm në këto negociata.

Advertisement