Connect with us

Aktualitet

Sivjet bakllavaja më e vogël dhe më e kripur

TIRANË- Që në krye të herës, fillimi i luftës në Ukrainë paralajmëroi që tregjet globale do të prekeshin nga një ‘dimër i madh çmimesh’, me rritje të vazhdueshme që do të rëndonin xhepat e konsumatorëve. Shtrenjtimi vijoi zinxhir, që nga prodhimet e tokës, te grumbulluesit dhe shitësit me shumicë e deri te stendat e tregjeve ku blejnë shqiptarët. Ndonëse rritja e çmimeve të produkteve ushqimore në prag festash është një “traditë” e vazhdueshme në vendin tonë, këtë vit rritja do të jetë disa herë më e madhe.

Gazeta/si.al bëri një analizë duke marrë për bazë vetëm gatimet tradicionale të festës duke u bazuar në çmimet e ingredientëve në supermarkete dhe në tezgat e fruta-perimeve. Gjeli i detit, një nga pjatat që edhe tipizon festat e fundvitit, sipas fermerëve është shtrenjtuar me 500 lekë këtë vit. Pra një gjel deti i cili mesatarisht peshon 4 kilogramë, kushton këtë vit rreth 4800 lekë nga 3200 që ishte vitin e shkuar. Halit Bana, një prej tyre, thotë për Gazetasi.al se një gjel deti, peshë e gjallë, sot në tregje shitet 1200 lekë për kilogram, nga 800 që ishte vitin e shkuar në të njëjtën periudhë.

periudhë.

Sivjet bakllavaja më e vogël. por edhe më "e kripur",

“Rritja erdhi sepse u rritën çmimet e bazës ushqimore. Misri është shtrenjtuar nga 37lekë/kg në 58 leë/kg. Soja ishte 95 lekë/kg ka shkuar 125 lekë/kg ndërsa vaji i sojës (pjesë e bazës ushqimore për pulat dhe gjelat) ishte 150 lekë/litër ka shkuar 300 lekë/litër”, thotë ai për Gazetasi.al ndërsa shton se ashtu si fermerë të tjerë është detyruar të rrisë çmimet.

Për ta gatuar atë me përsheshin tradicional, receta do kushtojë ca më tepër duke llogaritur edhe miellin, qepët dhe gjalpin që duhet për recetën. E njëjta panoramë pasqyrohet dhe me çmimin e mishit të viçit dhe të qingjit.

Një kilogram mish viçi që para luftës kushtonte 700 lekë tashmë kushton 1100 lekë, ndërsa një kilogram mish qingji nga 1000lekë që ishte para luftës, kushton rreth 1300lekë. Pra tre kg mish qingji, do t’u kushtojnë shqiptarëve 3900 lekë.

Sallata ruse, një tjetër element gjithmonë i pranishëm në tryezën e festave gjithashtu do të kushtojë më tepër këtë vit. Me të gjithë përbërësit e saj që kanë ndjerë rritje të ndjeshme, përveç bizeleve që kanë rritjen më të ulët me 10 lekë, sallata ruse do të kushtojë rreth 1380lekë nga 1047lekë, për një sasi për 5 persona.

Bakllavaja “e kripur” këtë vit

Sivjet bakllavaja më e vogël. por edhe më "e kripur",

Rritja më e ndjeshme do të jetë tek bakllavaja për shkak edhe të shtrenjtimit të gjalpit, një nga ingredientët kryesorë për përgatitjen e saj. Donjaldo Hoxha, nga Shoqata e Industrisë së Qumështit tha për Gazetasi.al se gjalpi u rrit për faktin se fabrikat po blejnë nga fermerët qumësht me çmim rreth 50% më të lartë. Kjo, për shkak se kostot e ushqimit të bagëtive, kryesisht himet, janë dyfishuar. Me gjithë përbërësit e saj, një tepsi bakllava këtë vit do të kushtojë rreth 2366 lekë nga 1429 që ishte vitin e shkuar në të njëjtën periudhë.

Ndërsa nëpër pastiçeri, shitësit thonë se qytetarët shqiptarë po blejnë në përmasa më të vogla, duke u fokusuar tek tepsitë e mesme.

Sivjet bakllavaja më e vogël. por edhe më "e kripur",

Edhe birra e vendit ka ndjerë shtrenjtim, kryesisht me 30 lekë më shumë.

“Qelqi është shtrenjtuar me 70% dhe njëkohësisht edhe lëndët e tjera si elbi dhe kartoni ambalazhues janë rritur 30% secila në tregjet e huaja. Ndërsa shtrenjtimi i naftës përbën rreth 12-15% të kostove tona të produktit”, tha për Gazetasi.al Stefan Pinguli, kreu i Shoqatës së Prodhuesve të Birrës.

Një shishe birrë kushton rreth 140 lekë. Pra nëse në një mbrëmje festive konsumohen mesatarisht tetë birra, fatura që duhet të paguajnë shqiptarët është 1120 lekë. Vitin e shkuar, tetë të tilla kushtonin rreth 960 lekë. Ndërsa këtë vit duhet të konsumoni një birrë më pak.

Në total, për këto elementë kryesorë të festës, fatura shkon në 13566 lekë pa llogaritur frutat dhe pijet e tjera.

 

Aktualitet

Anila Hoxha: Grupet kriminale ofruan 1 milion euro për “kokën” e Durim Bamit

Anila Hoxha e ftuar në “Breaking” ka treguar intrigat dhe prerjet në besë mes të fortëve të grupeve kriminale.

Ajo tregon se anëtarë të grupeve kriminale kanë ofruar 1 milion euro për kokën e Durim Bamit dhe se mjaft hapur kanë kërkuar kërkuar vrasës me pagesë edhe nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Anila Hoxha: Hetimet do të fokusohen tek hetimi pasuror jo vetëm të individëve që i përkasin botës së krimit, por gjithashtu edhe ndaj ish-zyrtarëve të policisë, mes tyre edhe ish-drejtori i Policisë së Lezhës, i cili do të ketë një hetim të detajuar pasuror dhe do të ketë të njëjtin fat të hetimeve pasurore me shumë mundësi edhe sekuestrove sa më shpejt edhe ish-zyrtari i policisë, ish-drejtori i Forcave Operacionale Oltion Bistri, i dorëzuar pak ditë më parë nën akuzë para gjykatësit paraprak me disa persona të tjerë, midis tyre edhe Pëllumb Gjoka.

E sigurt është që për Ervis Martinaj teksa vijon të jetë i mbuluar me mister fati i tij prej dy vitesh, tani më është në fuqi një mandat i tretë arresti dhe bëhet fjalë edhe për dosjen më të fundit të konsideruar si një nga sukseset hetimore, pavarësisht se shumica e tyre nuk janë arrestuar ende.

Është një sukses sepse hedh dritë mbi mënyrën mbi skemën sesi krimi i organizuar vepron dhe shkëmben favore midis njëri-tjetrit për të eliminuar kundërshtarët. Shtrirja e aktivitetit të këtyre grupeve me aleanca kaq të forta për vrasje, ajo që është provuar, të paktën jo vetëm nga aplikacionet që ata kanë përdorur, por edhe nga dosjet e tërhequra vërtetojnë se grupi dhe anëtarët, pra 50 persona, shumica e tyre po ndërvepronin për të eliminuar kundërshtarët për ngjarjet që kanë ndodhur dhe që kanë dështuar më pas, pra nuk kanë ndodhur vrasjet, disa prej tyre midis viteve 2019-2021.

Shikohet një aleancë shumë e fortë në dosjet hetimore midis Arben Ndokës i cili ka qenë deputet i parlamentit dhe këmbëngulja e tij për të eliminuar kundërshtarin dhe atë që konsideron si armikun Durim Bamin për të cilin anëtarët e tjerë të grupeve kriminale diskutojnë se ata janë gati të paguajnë mbi 1 milion euro për ta realizuar ekzekutimin e tij.

Nga ana tjetër edhe përgatitjet e Durim Bamit por edhe Endrit Dokles gjithashtu të dy të kërkuar, janë shumë këmbëngulëse përsa i takon përpjekjeve për të eliminuar Arben Ndokën. Ata flasin hapur për gjetje vrasësish në Shqipëri, por arrihet deri në një pikë se ish-deputeti Arben Ndoka thotë se kishte dëgjuar për vrasës të cilët ishin më punëmbaruar sipas tij dhe e kishte fjalën për vrasës që mund të silleshin nga Kosova dhe nga Maqedonia e Veriut.
Continue Reading

Aktualitet

Kosova si arenë e gladiatorëve, rivaliteti mes Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë

“Në Kosovë, britanikët udhëhiqen nga politika e SHBA-së dhe ndjekin interesat amerikane në masën më të madhe”- keshtu ka vleresuar , gazetari serb Filip Rodiç, dhe se ekziston një rivalitet shekullor mes Britanisë dhe Gjermanisë, rivalitet i cili reflektohet edhe në fushën per Kosovën.

“Ajo që thuhet për Britaninë e Madhe, se në të vërtetë ka qene dhe eshte “aeroplanmbajtëse amerikane” ne 50 vitet e fundit, mendoj se është e vërtetë edhe kur bëhet fjalë për Kosovën” – deklaroi Rodiç duke shtuar: – “Hashim Thaçi ishte produkt i inteligjencës franceze, të cilin më pas e morën amerikanët kurse FARK-u i Ibrahim Rugovës ishte më shumë i lidhur me Gjermaninë. Dhe ka pasur nga ato raste të arrestimeve para pesë-gjashtë viteve të disa gjoja spiunëve gjermanë në Kosovë, gjë që tregon se ka një rivalitet të ndërsjellë mes tyre dhe britanikëve, se ata nuk janë tamam si dora dhe doreza në një shpirt”- theksoi Rodiç.

Sipas tij, fakti që Britania u largua nga BE tregon fuqinë e saj, jo të kundërtën.

“Pra, se ishte mjaftueshëm e fuqishme për të dalë nga BE-ja, dhe së dyti, se ishte mjaftueshëm e fuqishme për të ruajtur statusin e saj pas daljes nga Unioni. Ata po kërkojnë të ruajnë dhe forcojnë interesat e tyre në mbarë botën, përfshirë Kosovën” – theksoi gazetari serb.

Sipas tij, është e rëndësishme të theksohet se nuk ka një politikë të përbashkët monolite të BE-së ndaj Kosovës, edhe pse në praktikë tregohet se administrata e Brukselit është sponsor i pavarësisë së Kosovës.

Siç tha ai, jo vetëm pesë anëtarët e BE-së që nuk e njohin shkëputjen e Kosovës kanë qëndrim ndryshe nga të tjerët, por edhe disa vende si Hungaria që e njohin shkëputjen nuk e pranojnë saktësisht në të gjitha aspektet atë që kërkon Brukseli.

Përsa i përket ndikimit të Britanisë së Madhe, mendoj se, si në shekujt e kaluar, bazohet kryesisht në punën e tyre të inteligjencës dhe në prapaskena. Ka një thënie që i atribuohet Mahatma Gandit, që thotë se aty kur sheh dy peshq në fund të oqeanit, ka një nëndetëse britanike, ndryshe nga gjermanët, për shembull, që duken shumë më të hapur dhe konkretë. Britania është ende anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ajo ka një ndikim shumë të madh në ish-kolonitë e saj, në vendet e Komonuelthit, nëse jo nga forca, të paktën nga paratë që ka në dispozicion, të cilat janë të mëdha dhe domethënëse”- theksoi Rodiç.

Kur është fjala për mbështetjen e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ai theksoi se Gjermania dhe Franca “të cilat ishin avokatët më të zëshëm të idesë së anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, me sa duket kanë hequr dorë së fundmi”.

“Sepse nga Gjermania, Franca, Italia është dëgjuar të thonë se Kosova nuk duhet të pranohet në KiE para se të plotësohen disa kushte, para së gjithash asociacioni, kurse Britania e Madhe shfaqet shumë komode si dikush që do të marrë flamurin e lobimit për anëtarësimin e Kosovës teksa janë në një front me SHBA-në”- potencoi Rodiç.

Continue Reading

Aktualitet

Altin Dumani zbulon hetimin: Një biznes shqiptar tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në Shqipëri! Si u zbulua

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka zbuluan skemën se si një biznes shqiptar tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se biznesi tentoi t’i jepte akses mafies për të integruar të ardhurat në sektorin bankar për shtresëzimin e transfertave dhe më pas, tha Dumani, do të tranferoheshin po me ndihmën e biznesit vendas jashtë vendit.

Por kreu i SPAK deklaroi se u zbulua pas bashkëpunimit me bankat e nivelit të dytë duke bërë që ky operacion i grupeve kriminale të dështonte.

Dumani: Një nga skemat komplekse të pastrimit të parave në Shqipëri, përfshin përdorimin e bankave dhe bizneseve shqiptare si ndërmjetës për organizatat ndërkombëtare kriminale  si mafia italiane,

Bashkëpunimi shumë i mirë me bankat e nivelit të dytë, bëri që ky operacion i grupeve kriminale të dështonte.

Continue Reading

Aktualitet

Do të ketë të penduar, Topalli për operacionin e SPAK: Informacione për fatin e Ervis Martinajt

“Do të ketë persona të penduar”, tha gazetarja e kronikës së zezë, Aida Topalli.

Gazetarja e Replika.al tha se mund të dalin informacione për fatin e Ervis Martinajt, pasi personat e arrestuar kanë pasur konflikt të drejtpërdrejtë me porositësit e vrasjeve.

Sakaq theksoi se ‘Martinaj dhe Duka në dosje kërkojnë të ulin gjakrat, edhe pse donin të vrisnin njëri-tjetrin’.

“Ka pasur tentativa të tjera të Martinajt për të sheshuar konflikte me armiq të tij, jo vetëm me Leonard Dukës. Martinaj dhe Duka në dosje kërkojnë të ulin gjakrat, edhe pse donin të vrisnin njëri-tjetrin.

Do të kemi një të penduar. Një ose edhe më shumë. Nëse do kemi atëherë do jenë mjaft të informuar. Porositësit e ngjarjeve kriminale kishin kontakte të drejtpërdrejtë me ta. Pse jo informacion edhe për fatin e Ervis Martinajt.

Gentjan Bejtja kishte dhe armiq të tjerë dhe çfarë bëjnë grupet kriminale? Në vitin  2022 që përkon me zhdukjen e Martinajt, unë kam shkruar një artikull ku thuhej se Ervis Martinaj u shit nga njerëzit e tij më të afërt. Na lind pikëpyetja ose është ende gjallë pasi organet e hetuesisë nuk kanë një përgjigje.”, tha ajo.

Continue Reading

Aktualitet

VIDEO: Shkarkohen dy moderatorët e mëngjesit në RTSH, e pabesueshme gafa që bëjnë

Ditën e sotme emisioni ‘Mirmëngjes Shqipëri’, i cili moderohet nga Valbona Mhilli dhe Ermal Qori nuk vijoi transmentimin si çdo ditë tjetër.

Spas burimeve të ‘IconStyle’ bëhet me dije se kjo ka ndodhur pasi Valbona dhe Ermali janë pushuar nga puna.

Arsyet e largimit të tyre nga ky program ende nuk dihen, mirëpo duhet t’ju kujtojmë se së fundmi, në rrjet janë bërë virale disa pjesëza nga emisioni i tyre, i cili nis që në orën 06:00 të mëngjesit.

“Holauskët” është shqiptimi që Valbona bëri për holokaustin dhe ky moment u bë viral, duke u komentuar së tepërmi në rrjet.

Gjithashtu dy moderatorët nuk dinin të lexonin fjalën Auschwitz, duke fajësuar gjermanishten!
Continue Reading
Advertisement

TRENDING