Connect with us

kryesore

Sot dorëzohet kallëzimi për 21 janarin

Mazhoranca ka përsëritur edhe një herë sot thirrjen në drejtim të Prokurorisë së Posaccme për të marrë urgjentisht nën administrim një audio të pretenduar që është publikuar në media dhe që thuhet se pasqyron komunikimin e ‘grupit të zjarrit’ në Gardën e Republikës pak para se të bëheshin vrasjet e 21 janarit 2011. Ka qenë ministri i Drejtësisë i cili apeloi nga dikasteri që drejton, edhe pse tha se qeveria nuk i hyn diskutimit nëse kjo audio e pretenduar është autentike apo jo.

“Ka një fakt të ri që duhet të hetohet në mënyrë objektive nga SPAK. Ne nuk i hyjmë nëse prova që ka dalë është autentike apo jo por kjo i takon SPAK-ut që të hetojë dhe ta deklarojë një gjë të tillë. Ato që ndodhën më 21 janar nuk kanë asnjë justifikim. Kushdo që i justifikon ato vrasje bën një krim tjetër kundër drejtësisë. S’mund të barazohen vrasësit me protestues të lirë, njerëz me duan në xhepa. Ish-Kryeministri e ka thënë që përsëri po të isha në të njëjtat kushte do kisha marrë snajperin dhe do të kisha vrarë edhe Edi Ramën. Edhe vetëm për këtë deklaratë do të duhej të merrej i pandehur. Ne nuk e kemi pritur nga drejtësia e vjetër por tashmë SPAK”, tha Manja.

Ai tha se si ministër drejtësie do të depozitojë në SPAK kallëzimin sot.

“SPAK Kompetente për hetimin e zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të lartë të shtetit të bëjë drejtësi për 21 janarin. Nuk është hetuar asnjë ditë si vrasje shtetërore. Fakti i bërë publik para pak ditësh tregon qartë se paska pasur një zinxhir komandues urdhërues për të qëlluar mbi protestuesit.  Prokuroria ta marrë këtë provë të re dhe të fillojë hetimet një orë e më para për vrasje shtetërore.

SPAK duhet t’i japë përgjigje familjarëve fillimisht por edhe të gjitha shqitarëve se ccfarë ndodhi më 21 janar 2011.  Berisha, çdo ditë për 12 vite me radhe, edhe sot ka deklaruar se protestuesit në Bulevard i vrau garda e republikës e cila sipas tij mbrojti Kryeministrinë.  Prokuroria të zbardhë përfundimisht të vërtetën. 21 janari nuk ishte një krim i rëndomtë por vrasje të pastra shtetërore. U vranë 4 qytetarë në kohën kur protesta ishte drejt përfundimit.

Tashmë ka një provë të re që duhet ta hapë 21 janarin. Edhe drejtësia që pretendohet se është bërë për 21 janarin, me vrasje nga pakujdesia. Ato  vrasje nuk mund të jenë kurrsesi vrasje nga pakujdesia nëse pranohet fakti se ka pasur komunikime nga ‘grupi i zjarrit’, kjo mbetet krim shtetëror dhe ngjarje për ta hetuar. Ne jemi në anën e drejtësisë, e kemi inkurajuar të hetojë për këdo. Nëse sot ka zyrtarë të dënuar për vepra nga më të lehtat, pse hezitohet të çohet deri në fund një ngjarje e tillë kaq e madhe. Sot do ta dorëzojmë kallëzimin në SPAK pastaj administrimi i kasetës si provë i takon këtij organi”, tha Manja.

Lajm në përditësim…

Aktualitet

Zbardhet vrasja e Indrit Ndoit, policia: Nuk u qëllua me plumb

Policia e Durrësit ka zbardhur vrasjen e Indrit Ndoit, një ditë më parë në Fushë Krujë, ku trupi i tij u gjet i pajetë në një kanal.

Sipas policisë, 34-vjeçari nuk është vrarë me armë zjarri, por me një send shpues, i cili i ka shkaktuar atij dëme në arterien e kofshës, dhe për shkak të gjakderdhjes ka ndërruar jetë.

Policia ka vënë në pranga edhe dy vëllezër, 39 dhe 18 vjeç, të cilët dyshohet se e kanë qëlluar Ndoin pas një konflikti që kanë pasur.

 

Lexoni njoftimin e plotë të policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mëngjesin e datës 21.10.2022, në Fushë Krujë, ku u gjet i pajetë shtetasi I. N., 34 vjeç, banues në Krujë.

Dokumentohet me prova ligjore se 34-vjeçari nuk është vrarë me armë zjarri, por me një send të fortë shpues/ prerës.

Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga dy vëllezër, të dyshuar si autorë të vrasjes.

Sekuestrohen provat ligjore që çuan në zbardhjen e ngjarjes dhe në identifikimin e autorëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Krimet ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, si rezultat i hetimeve të thelluara, bënë të mundur zbardhjen e  vrasjes së 34-vjeçarit, identifikimin dhe kapjen e dy vëllezërve, si autorë të dyshuar të vrasjes së tij, konkretisht shtetasit:

  1. M., 39 vjeç dhe L. M., 18 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Nga tërësia e veprimeve të thelluara  hetimore, këqyrja e vendit të ngjarjes, këqyrja e trupit të viktimës, si dhe mekanizmi i ngjarjes, ka rezultuar se në trupin e viktimës ka një plagë në këmbën e djathtë, që është shkaktuar nga një mjet i fortë shpues / preres dhe për shkak të gjakderdhjes, 34-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor, gjatë veprimeve hetimore ka sekuestuar në vendngjarje dhe në banesën e dy vëllezërve, prova ligjore që implikojnë dy vëllezërit në vrasjen e 34-vjeçarit.

Paraprakisht dyshohet se dy vëllezërit janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me 34-vjeçarin, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe e kishte thyer masën duke dalë në rrugë.

Në konflikt e sipër, ata e kanë goditur me një mjet të fortë shpues 34-vjeçarin dhe më pas janë larguar.

Materialet proceduriale i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja”, e kryer në bashkëpunim.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING