✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

RAMA SHKARKON ERION VELIAJN NGA DREJTIMI POLITIK I TIRANES

Burime për NTV.AL bëjnë me dije se në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, Edi Rama ka shkarkuar Erion Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës dhe ka caktuar në vend të tij Ervin Demon dhe Albana Koçiun.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me dyfishimin e numrit të drejtuesve politikë në qarqe.

Sipas informacioneve të fundit, Rama ka vendosur që numri i tyre të rritet nga 12 në 24, duke vendosur nga dy drejtues politikë për çdo qark.

Ndryshimet po bëhen të ditura teksa Rama vijon komunikimin me anëtarët e Asamblesë, ndërsa pritet të mësohen edhe emrat e tjerë që do të marrin drejtimin politik në qarqet e vendit.

Lajm në përditësim….

Edi Rama ka shkarkuar Erion Veliajn nga drejtimi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës. Vendimi është marrë gjatë Asamblesë Kombëtare të PS-së, e cila po zhvillon punimet me dyer të mbyllura në Gjirin e Lalzit.

Ndryshimet nuk kufizohen vetëm në kryeqytet. Rama ka ndërmarrë një riorganizim edhe të drejtuesve politikë në qarqe, me synimin për të rishpërndarë përgjegjësitë organizative dhe elektorale përpara zgjedhjeve vendore të vitit 2027.

Largimi i Veliajt nga drejtimi politik i Tiranës merr rëndësi të veçantë për shkak të përplasjes së tij të fundit me Edi Ramën.

Vetëm pak përpara nisjes së Asamblesë, Veliaj përcolli nga qelia një mesazh për socialistët, ku kërkoi debat të hapur, llogaridhënie dhe aktivizimin e procedurës statutore të mocionit të mosbesimit ndaj kryetarit të PS-së.

“Partia Socialiste është më e madhe se kryetari i saj”, deklaroi Veliaj, duke kritikuar mungesën e debatit të brendshëm dhe zëvendësimin e meritokracisë me besnikërinë personale.

Ai kërkoi që Asambleja të diskutojë mënyrën e drejtimit të partisë dhe përgjegjësinë politike të Edi Ramës.

LAJMI NE PERDITESIM

Asambleja e PS/ Veliaj i kërkoi dorëheqjen, Rama e shkarkon nga drejtimi politik i Tiranës, vjen Demo dhe Koçiu! Ikin edhe Balla me Manastirliun

Vetëm një orë para nisjes së Asamblesë Socialsite, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i kërkoi dorëheqjen Edi Ramës. Por, ky i fundit përplasjen me të e vulosi duke e shkarkuar nga drejtimi politik i qarkut të Tiranës dhe duke ia besuar atë dy emrave të rëndësishëm, ministrit të Brendshëm Ervin Demo dhe zv.kryeministres Albana Koçiu. Bashkë me Velijan, ikën nga bashkëdrejtimi politik i qarkut Tiranë edhe Taulant Balla.

 

 

 

Advertisement