✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

1.8 miliardë lekë për rindërtimin në Tiranë/ Demo: Prioritetet e vitit 2027…

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, bëri të ditur se reforma territoriale dhe decentralizimi do të jenë ndër prioritetet kryesore të qeverisë gjatë vitit 2027. Gjatë diskutimit të projektbuxhetit në Kuvend, ai njoftoi se në fokus do të jetë edhe financimi i bashkive përmes grantit të performancës.

Sipas Demos, ky grant do të financohet me 200 milionë lekë dhe synon të rrisë ndikimin e drejtpërdrejtë të pushtetit vendor në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. Ministri bëri gjithashtu me dije se do të vijojë puna e komisionit të posaçëm për reformën territoriale, për të cilin Kuvendi pritet të miratojë zgjatjen e afatit.

Një tjetër çështje e ngritur nga ministri ishte procesi i rindërtimit pas tërmetit të vitit 2019. Demo deklaroi se nga 5 miliardë lekët e parashikuara në buxhetin e vitit 2026 për dëmet e shkaktuara nga tërmeti, 1.8 miliardë lekë do t’i akordohen Bashkisë së Tiranës, me synimin për të përshpejtuar procesin e rindërtimit.

Në përfundim të fjalës së tij, ministri u kërkoi deputetëve të mbështesin projektbuxhetin e vitit 2027, duke argumentuar se financimi i reformave dhe projekteve vendore kërkon miratimin e tij.

Advertisement