Connect with us

REAGIM

Pasionet e thjeshta që duhet të drejtojnë jetën

Bertrand Russell

Tre pasione, të thjeshta, por jashtëzakonisht të forta, kanë qeverisur jetën time: etja për dashuri, kërkimi i dijes dhe një dhembshuri e zjarrtë për vuajtjet e njerëzimit.
Kërkova dashurinë sepse dashuria është ekstazë, një ekstazë kaq e madhe saqë shpesh do të isha gati të sakrifikoja pjesën tjetër të jetës sime në këmbim të disa orësh gëzimi të tillë. Dhe pastaj e kërkova sepse zbut vetminë, atë vetminë e tmerrshme në të cilën një ndërgjegje që dridhet sheh, përtej kufijve të botës, humnerën e ftohtë dhe të errët pa jetë. (…)
Me po aq pasion kërkoja dijen. Doja të kuptoja ndjenjat e burrave. Doja të dija pse shkëlqejnë yjet dhe u përpoqa të kuptoja rregullin e Pitagorës që shpreh numerikisht çdo ndryshim në rrjedhën e përjetshme të gjërave.
Dashuria dhe dija më ngritën për të prekur parajsën. Por, çdo herë keqardhja më kthente në tokë. Jehona e britmave të dhimbjes kumbonte në zemrën time. Fëmijë të uritur, viktima të torturuara nga shtypësit e tyre, pleq të pambrojtur që konsiderohen si një barrë e urryer nga fëmijët e tyre; dhe gjithë vetmia, varfëria dhe dhembja, talleshin me atë që duhej të ishte jeta njerëzore. Dëshiroj shumë të lehtësoj të këqijat e botës, por nuk mund ta bëj dhe vuaj prej saj. Kjo eshte jeta ime. E gjeta se ia vlente të jetoja dhe, nëse do të kisha mundësi, do të isha i lumtur ta përjetoja përsëri.

Advertisement