Connect with us

Politike

FOTOLAJM – Rama kapet me kopjo në Mollas (Të gjithë në kashtë)

ERSEKË– Në Mollas, kryeministri Edi Rama i ka ulur në tokë ministrat e tij. Siç duket duket nga pamjet që i ka ndarë vetë kryeministri Edi Rama, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi; ajo e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ajo e Bujqësisë, Frida Krifca janë akomoduar nëpër dëngje. Kjoi ishte mënyra e re që Rama kishte vendosur për të mbajtur takimin e radhës. Por nuk është i vetmi që ka bërë takime të tjera. Pasi jo më larg se një vit më parë, edhe ish-kryedemokrati Lulzim Basha ulej nëpër dëngje ku takonte fermerët. Madje teksa fliste Basha i pyeste qytetarët nëse kishin përfituar nga subvencionet, e nxirrte fije kashte. Ndërkohë që vijonte e fliste, luante me fijen e kashtës që mbante në duar.

Advertisement