Politike
Berisha-Ramës: Po falimenton industrinë tonë për Beogradin
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha po mban sot në Tiranë një takim me kryetarët e degëve.
Mes të tjerash Berisha foli edhe në lidhje me rritjen e akcizës së birrës, të cilën e quajti faliment që kryeministri Rama i bën kësaj industrie, me qëllim favorizimin e birrës së ardhur nga Beogradi.
Ai u shpreh se kjo nënkupton që pasojat i vuajnë 1000 familje të punësuar në këtë industri, të cilët duhet të largohet nga vendi.
“Punon ditë e natë me Vuçiçin, falimenton industrinë e birrës. Nuk ka vend në botë që e bën këtë. E bën për birrën e Beogradit e vëllezërit Karriç, për Ballkanin e Hapur. Qindra milion të investuara nuk kanë rëndësi për të. ka rëndësi sa e peshojnë në para kompanitë e sanksionuara nga BE për lidhje të ngushta me Lukashenkon e seksione në Bjellorusi. Duhet ta pësojnë 1000 familje punëtorësh e të nisen me gomone ku ti çojë fati. kjo nuk mund të tolerohet më.
Do përballet me qytetarët shqiptarë. Tani nisim betejën. kjo nuk është betejë e thjeshtë por ne do ta fitojmë se kemi kauza të drejta. Po mbrojmë interesat e qytetarëve jo tonën”, tha Berisha.