Connect with us

Aktualitet

‘Kokat e trafikut lëvizin pa armë’, Hoxha: Në Dubai, vrasësit…

Gazetari Artan Hoxha thotë se të gjithë shqiptarët e inkriminuar lëvizin të paarmatosur në Dubai, pavarësisht se në tryezën përballë mund të kenë armikun e tyre. I ftuar në “Zona Zero”, Hoxha tha se gjatë vizitës së tij në Dubai, për herë të parë kishte parë ‘kokat e trafikut’ pa armë e të jetonin totalisht të pashqetësuar. Sipas gazetarit, shqiptarët në Dubai mund të kenë bërë më shumë se 1 miliardë dollar investime. Por kanë vetëm një pikëpyetje: Sa do tu zgjasë kjo siguri? Kjo për faktin se Dubai nuk u jep pasaporta, jo vetëm shqiptarëve, por asnjë shtetasi të huaj.

“Mendoja gjithmonë se hiperbolizohej nga DEA amerikane apo nga të huajt për organizatat shqiptare. Trafikantët shqiptarë janë sot të paekstradueshëm. Asnjë qytetar shqiptar nuk e kemi ekstraduar, kemi dështuar në të gjitha kërkesat për ekstradim. Shqipëria i ka shanset zero të ekstradojë nga Dubai. Shqiptarët lëviznin qetësisht në rrugë në Ekuador, ku pak metra mund të kishin edhe kundërshtarët e tyre, kanë tërhequr edhe familjet, por lëviznin me duar në xhepa. Ata janë narkotrafikanë, ka edhe njerëz që nuk janë vrasës, por biznesmenë të paligjshëm. Kishin krijuar biznese të mëdha dhe kishin bërë investime të majme. Shqiptarët kishin 1 miliardë dollarë investime atje, por kam frikë se janë shumë më tepër. Atje diskutohej se sa do të zgjaste kjo siguria sepse Emiratet nuk të japin pasaportë. Në të gjitha tentativat për ekstradim Shqipëria ka dështuar, dështoi për Eldi Dizdarin, për Plarent Dervishajn dhe për Florenc Çapjan. Për herë të parë kam takuar personazhe që nuk i kam parë kurrë të paarmatosur. Janë pjesë e kësaj historie dhe nuk kanë dalë kurrë nga loja. Janë vendosur në një vend që u garanton siguri. Ne sot jemi në të njëjtën situatë që ndodhej Kolumbia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E gjithë lufta mes kartelit të Medellin dhe të Kalit u bë për të ndaluar ekstradimin e tyre. Ata janë të paekstradueshëm. Kam takuar dhe bosët më të mëdhenj të narkotrafikut në Belgjikë që janë marokenët.

Advertisement