Connect with us

Kronike

Dalin EMRAT/ Kush ishte 50-vjeçari që u përplas tragjikisht nga i riu në Durrës

50-vjeçari Bardhyl Beqiri, punonjës i ndërmarrjes së pastrim-gjelbërimi ka qenë në shërbim duke tërhequr kazanët e plehrave në kamion kur gjatë orëve të para të mëngjesit është përplasur për vdekje nga një makinë. Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 02:15, kur 18-vjeçari Brajan Hoxha ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me ambientet e jashtme të një hoteli te “Shkëmbi i Kavajës”, në anë të rrugës dytësore Plepa-Kavajë. Të plagosura kanë mbetur dhe dy vajza që ishin pasagjere në makinë. 20-vjeçaret me incialet F. D. dhe L. P. po marrim mjekim në spitalin e Durrësit, ndërsa Brajan Hoxha është shoqëruar nga policia. Nuk dihet nëse ka qenë gabim i tij në drejtimin e mjetit apo shkaqe të tjera që e çuan në humbjen e kontrollit të mjetit, ç’ka rezultoi fatal për 50-vjeçarin.

Një aksident i rëndë ndodhi orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune tek “Shkëmbi i Kavajës”, në Durrës. Në rrethana të cilat mbeten ende për t’u sqaruar, 18-vjeçari Braian Hoxha humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi duke u përplasur me pjesën e jashtme të një hoteli.

Pikërisht në këtë vend, ndodhej një 50-vjeçar i cili po pastronte dhe që u përplas për vdekje nga i riu. Viktima është Bardhyl Beqiri, punonjës pastrimi dhe gjelbërimi.

Nga ngjarja mbetën të plagosura edhe dy vajza 20-vjeçare, të cilat ishin pasagjere në automjet. Ato ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë policia ka shoqëruar shoferin 18-vjeçar dhe po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes së rëndë.

“Në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, shtetasi B. H., 18 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe për pasojë automjeti është përplasur me ambientet e jashtme të një hoteli. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën shtetasi B. B., rreth 50 vjeç (punonjës pastrimi dhe gjelbërimi), i cili në momentin e përplasjes, ishte duke pastruar.

Gjithashtu, nga përplasja janë dëmtuar shtetaset F. D., 20 vjeçe dhe L. P., 20 vjeçe, pasagjere në këtë automjet, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. H. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, tha policia në një njoftim për mediat.

Advertisement