Lifestyle
Habit eksperti: Një vezë e zierë reziston deri në
Ekspert i sigurisë ushqimore Abdyl Sinani ka thënë ditën e sotme se një vezë e zierë mund të konsumohet deri në 30 ditë. Sinani shpjegoi se veza duhet të gatuhet shumë mirë dhe nuk duhet konsumuar e gjallë pasi bllokon biotinën.E verdha e vezës sipas ekspertit, ka më shumë përmbajtje të vitaminave dhe aminoacideve, por e bardha i ka në vlera më të larta ushqimore.
“Një vezë e zierë mund të rezistojë deri në 30 ditë. E verdha e vezës ka më shumë përmbajtje të vitaminave dhe aminoacideve. E bardha i ka në sasi më të vogla, por në vlera më të larta ushqimore, ka tiaminë dhe metionën, aminoacide shumë të rëndësishme për muskujt”, tha eksperti.