Connect with us

Politike

Sot kuvend dhe protestë, 12 orë seancë plenare

Seanca e sotme plenare  e Kuvendit të Shqipërisë do të zgjasë 12 orë dhe tema kryesore që do të diskutohet është dosja e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal.

Lajmi ne persitesim

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se Ministria e Brendshme është vendi ku manipulohen të dhënat e qytetarëve. Gjatë një takimi me krerët e degëve në Tiranë, Berisha theksoi në këtë ministri ngrihen kurthe, organizohen manipulime si dhe është një institucion që mbron trafiqet e drogës.

“Në marshimin tonë simbolik, ministria e Brendshme, ajo është ministria e familjes. Aty është emëruar partneri i Delinës, aty manipulohen të gjitha të dhënat e qytetarëve, aty organizohen trafiqet, aty organizohen manipulimet, aty Ardi Velijtë kurdisin kurthe kundër opozitës dhe ai është një institucion krimi. Një institucion i cili ka ndikim shumë të madh në mbajtjen e këtij regjimi. Një institucion i cili ndikon dhe rrit, mbron trafiqet e drogës dhe trafiqet e tjera. Ndaj dhe mosbindja civile, opozita, ka punë direkt me të. Ministri i familjes,” tha Berisha.

ryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kryebashkiakun Erion veliaj ditën e djeshme si hajdut. Gjatë një takimi me krerët e degëve në Tiranë, Berisha theksoi se Veliaj duhet të gjuhet me domate e vezë kudo që shkon. Berisha tha se bashkia do të jetë objekt i mosbindjes civile, ndërsa pohoi se degët e PD janë porositur për t’ja nxirë jetën kryebashkiakut.

“Ai duhet të gjuhet me vezë dhe domate kudo ku shkon. Degët e PD janë të prositura t’ja nxijë jetën këtij hajduti. Si mundet të dalë mbi Kushtetutën ky, dhe çfarë bën me paratë që ua merr qytetarëve? Na ndërton shkolla 6 milionë euro, 3 milionë euro. I vendos emrin Bashkim Fino, i vë emrin Petro Koçi apo ku di unë çfarë emrash ka vënë, Gramoz Ruçi. Të na falë Petroja se ndoshta s’ka shkollë me emrin e tij. Shkoni tek ndërtest që ka bërë për tërmetin, kotece. Absolutisht. Minimum 70% i ka vjedhur. Dega që ka lagjen e tij duhet të vendosë portretet e hajdutit të nxira në çdo ndërtesë”, tha Berisha.

 

Advertisement