Bota
Me kokainë në makinë, arrestohet dy shqiptarët në…
Dy persona, një 45-vjeçar shqiptar dhe një shtetas nga Kosova 34-vjeçar, të dy me banim në Zvicër, do të duhet të përgjigjen për trafikun e 105 kg kokainë. Më 15 prill, rojet kufitare në Stabio ndaluan dy makina që ishin të drejtuara për në Itali. 45-vjeçari ishte në timon në njërin mjet, ndërsa i riu nga Kosova, drejtonte makinën tjetër.
Droga u gjet nën sedilje, ndërsa shkalla e pastërtisë ishte afër 90%. Sipas mediave të huaja, më vonë, u zbulua se të dy po bënin rrugën e fundit të një serie udhëtimesh të bëra brenda pak javësh nga Belgjika për në Italinë Veriore, që ishte destinacioni përfundimtar i lëndës narkotike.
Ka qenë një grua që ishte ndaluar më herët, që pranoi se udhëtimet kishin nisur në dhjetor të 2021 dhe nga rrëfimi i saj u zbuluan dhe kontaktet telefonike e i targave në doganë.
Hetuesit arritën të llogaritnin se sasia e drogës e transportuar gjatë muajve i kalonte 100 kilogramët. 45-vjeçari ka edhe precedentë penalë të mëparshëm në Itali.
Gjyqi ndaj tyre është caktuar për në fund të prillit të këtij viti dhe për shkak të sasisë së madhe të drogës së trafikuar, prokuroria do të kërkojë dënime mbi pesë vjet burg.