Politike
TJA LEME TOPIN RAMES/ NEGOCIATAT PER 9 MAJIN: ADRIATIK LAPAJ: KAM MARRE FTESE POR NUK JAM TAKUAR
Adriatik Lapaj, kreu i Shqipëria Bëhet, ka pohuar se ka marrë ftesë për negociata lidhur me zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, por nuk ka zhvilluar takime me askënd.
Reagimi i Lapajt vjen në një kohë kur Partia Demokratike përmes kreut demokrat Sali Berisha ka shprehur gadishmërinë për të bashkuar të gjithë faktorët opozitarë, edhe ata që nuk janë me PD-në, për të mposhtur Ramën në zgjedhje.
Ai thotë se e vetmja zgjidhje është dakordësia e opozitës për draftin e Kodit Zgjedhor.
“Kam pasur një ftesë për t’u takuar këto ditë me një përfaqësues, nuk jam takuar, nuk e di a lidhet me këtë. Për Shqipërinë, diskutimi është a do të arrijmë ne, e gjithë opozita, të dakordësojmë një draft Kodi Zgjedhor që të jemi një zë te ndërkombëtarët, te BE, t’ia lëmë topin në dorë Edi Ramës dhe të thotë ai jo?
Kodi Zgjedhor është zgjidhja sepse edhe shqiptari më i thjeshtë e ka kuptuar që problemi i Shqipërisë është shumë i qartë: Edi Rama, përmes manipulimit të vazhdueshëm, ka arritur të marrë avantazh. Kodi Zgjedhor është edhe rrugëdalje për PS”, tha Lapaj