Aktualitet
Nuk u kthye nga leja 5-ditore, policia kap të dënuarin!
Alfred Hoxha është kapur nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim për moskthimin në burgun e Rrogozhinës, pas përfundimit të një lejeje pesëditore.
Hoxha po vuante një dënim prej katër vitesh burg për veprën penale të vjedhjes. Në momentin kur nuk u kthye në institucionin e vuajtjes së dënimit, atij i kishte mbetur edhe një vit për të shlyer.