Connect with us

Bota

Pamje të frikshme/ Shembja e dheut shkatërron pallatin

Momente me të vërtetë të frikshme janë postuar në rrjetet sociale nga një fshat në Meksikë, ku shfaqet një pallat që shembet në pak sekonda si pasojë e rrëshqitjes së dherave.

Në videon e regjistruar në rrethinat e Tijuanas, shihen ekipet e emergjencës që largohen me shpejtësi pasi kanë evakuuar banorët nga pallati.

Pallati ra mbi një banesë tjetër, e cila gjithashtu u shkatërrua, duke bllokuar dhe qarkullimin e mjeteve për disa orë.

Advertisement