Kronike
Vrasja në Shëngjin/ Biznesmeni kandidoi në 2021 për deputet
Viktima në Shëngjin është identifikuar si Ardian Nikulaj. Babai i 4 fëmijëve u vra ditën e sotme në afërsi të Portit në Shëngjin. Ai rezulton të jetë ish-kandidati për deputet i PSD-së, të Tom Doshit në Lezhë, për vitin 2021.
Deri më tani nuk dihen ende më shumë detaje rreth kësaj vrasje. Ajo që dihet është se Nikulaj është biznesmen i njohur, pasi ka në pronësi disa biznese të njohura në Shëngjin.