Aktualitet
Plas sherri në Kashar, 36-vjeçari ‘grushton’ të riun
Një 36-vjeçar me inicialet A.H., banues në Kashar është proceduar penalisht pasi ka dhunuar një tjetër person. Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se 36-vjeçari ka rrahur me grushtë 34-vjeçarin me inicialet A.H.. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00.
Njoftimi i policisë Tiranë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 36 vjeç, banues në Kashar.
Shtetasi A. H., mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:00, në Kashar, për motive të dobëta, është konfliktuar dhe ka goditur me grushte shtetasin A. H., 34 vjeç, banues në Kashar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.