Bota
Kim Jong me ‘dorë të hekurt’, ndalon fjalët ‘të dua’ dhe ‘dashuria ime’
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong- un ka ndaluar disa fjalë që shprehin afrimitet dhe initmitet mes njerëzve. Kushdo që përdor terminologji ose fjalor që sugjeron ndonjë lidhje me Korenë e Jugut rrezikon dënime të rënda.
Ligji për Mbrojtjen e Gjuhës Kulturore të Phenianit përcakton se kushdo që përdor një fjalor të Koresë së Jugut do të përballet me dënime që variojnë nga puna e detyruar në kampet e punës deri te ekzekutimi.
Zhargoni i Koresë së Jugut dënohet nga Kim Jong Un. Qytetarëve u ndalohet të përdorin fjalë si ‘jagiya’ që do të thotë ‘e dashur’. Bashkëshortët duhet të përdorin “dongji” që do të thotë “shoqërues”.
Sipas një raporti, përdorimi i fjalës “Të dua” është gjithashtu një tregues se koreano-veriorët shikojnë filma të Koresë së Jugut dhe për këtë arsye është i dënueshëm.
Gjithashtu, koreano-veriorëve u thuhet gjithashtu që të shmangin fjalët si “paesyeon” (“modë”), “heeoseutali” (“frizurë”) dhe “waipeu” (“grua”), shkruajnë mediat e huaja.
Dhjetorin e kaluar, dy adoleshentë u dërguan në skuadrën e pushkatimit për të parë filma koreano-jugorë dhe amerikanë, të cilët regjimi i Kim i përshkruan si “satanik”. Ekzekutimi i dy adoleshentëve, të cilët u takuan në shkollë, u bë përballë një turme.