Connect with us

Politike

‘Arratiset Ahmetaj’/ Shpërthen Berisha: Prokurorët njoftuan ish zv.kryeministrin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaron se ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj është njoftuar nga Prokuroria dhe nga kontrollorët e saj për t’u larguar nga Shqipëria. Në një konferencë për mediat, ai tha se arratisja e Ahmetajt dëshmon se zyrtarët sapo mbushin valixhen me para largohen nga vendi.

Arratiset Arben Ahmetaj. Për herë të parë në historinë e vendit, super ministri, apo zëvendës kryeministri, defakto arratiset. Sipas dokumentave zyrtare Ahmetaj u arratis disa orë para se prokuroria të kërkonte lejen për arrestimin e tij. Mesa duket prokuroria ose kontrollorët e saj njoftuan Ahmetajn para se të njoftonin parlamentin. 

Për të mos e emocionuar gjatë arratisë, kërkesa e prokurorisë ishte fshehur për tre ditë nga parlamenti. Dje Ahmetaj tregoi se cila është shkalla e fundit morale, standarte. 

Arratisja dëshmon se përgjegjësia ndaj detyrës zëvendësohet ndaj vjedhjes si të pangopur ndaj qytetarëve të mjerë dhe në fund pasi kanë mbushur valixhet me para, arratisen apo dërgohen në azil. Arratisja e Ahmetajt shënon kulmin e degradimit të organizatës kriminale‘- tha Berisha.

Advertisement