Connect with us

Rajon

Me të shkuar kriminale? Arrestohet shqiptari me tre emra në Selanik

Një 36-vjeçar shqiptar, është arrestuar nga autoritetet në Greqi. Mediat e huaja shkruajnë se i riu kishte arritur t’i ikte policisë pas një ndjekjeje episodike. Ai ka tentuar të arratiset edhe këtë herë, por policët e ekipit të DI.AS. kanë arritur ta neutralizojnë dhe ta arrestojnë pas një shkurreje ku tentoi të fshihej pas ndjekjes.

Shqiptari i cili mësohet se kishte tre emra të ndryshëm, u paraqit në Gjykatën Penale Treanëtare të Selanikut dhe u dënua me 18 muaj burg, për rastin në të cilin u arrestua, me akuzën e rezistencës dhe mosbindjes.

Gjykata vendosi që dënimi i tij të mos ketë forcë frenuese pasi i akuzuari ka trazuar disa herë drejtësinë dhe kështu është dërguar në burg.

Advertisement