Connect with us

Rajon

‘Hajdutë, hajdutë’/ Opozita serbe kundërshton rezultatin e zgjedhjeve në Beograd

Koalicioni “Serbia kundër dhunës”, i cili kundërshton rezultatet e zgjedhjeve të Beogradit, organizoi një protestë të dytë para Komisionit Republikan të Zgjedhjeve duke kërkuar anulimin e zgjedhjeve.

Zona përreth ndërtesës së Komisionit të Zgjedhjeve është rrethuar me një gardh metalik për të mos lejuar që protestuesit të afrohen pranë hyrjes. Numri i të grumbulluarve siç pritej është më i vogël se dje dhe situata për momentin është e qetë sipas Danas.

Një grup të rinjsh kanë mbërritur para ndërtesës së Komisionit, mes tyre edhe aktivistin Ivan Bjelic dhe organizatorët e protestës, Radomir Lazoviç dhe Biljana Gjorgjeviç.

Një pjesë e të grumbulluarve pranë gardhit metalik kanë shpalosur një pankartë ku shkruhej “Kundër vjedhjes së zgjedhjeve”.

Qytetarët e mbledhur kanë bllokuar rrugën “Kralja Milana”. Krahas tingujve të bilbilave dhe vuvuzelave dëgjohen “Hajdutë, hajdutë”.

Advertisement