Connect with us

Aktualitet

Një vit pasigurie deri në zgjedhjet amerikane – Shkrim nga Dragan Bisenić

“Jepini një shans luftës”. Kështu titullohej një artikull i publikuar shumë kohë më parë nga eksperti i famshëm amerikan i strategjisë ushtarake, Edward Lutwak, i cili shkruan se lufta është një e keqe e madhe, por që edhe pse e tillë, lufta mund të ketë vlera të mëdha – mund të zgjidhë konfliktet politike dhe të çojë në paqe. Lutvak është një strateg i vjetër cinik. Titulli në fakt lind nga satira. Teksti u botua në vitin 1999 në mes të bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë, kur klithma lufte u dëgjuan nga të gjitha anët dhe nuk ishte e arsyeshme të flitej për paqe. NATO hodhi poshtë mundësinë e ndërprerjes së bombardimeve qoftë edhe për një Pashkë afatshkurtër. Kjo është arsyeja pse ishte logjike të mbështetej lufta, sepse pashmangshmëria e saj në mendjet e atyre që e udhëhoqën atë, ishte e dukshme për të gjithë. Ne mund të bëjmë të njëjtën gjë sot, pa shumë frikë se mos gabojmë. Dy vjet më parë nisi një luftë e madhe, ajo e Ukrainës, tani kemi dy luftëra të mëdha, asnjëra prej të cilave, me sa duket, nuk do të përfundojë së shpejti. Përkundrazi, metastazat e këtyre konflikteve janë të mundshme dhe mund të marrin forma të papritura. Ky është pikërisht mjedisi ndërkombëtar që do të ndikojë në formësimin dhe përpjekjet e mëtejshme për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në vitin e ardhshëm. Midis tyre, disa ngjarje ndoshta do të luajnë një rol më të madh se të tjerat.

Advertisement