Connect with us

Aktualitet

Basha u zgjua nga gjumi/ Ja reforma e tij e re

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, shpalli sot propozimin zyrtar të partisë së tij për reformën zgjedhore. Thelbi i kësaj pakete është ndryshimi total i mënyrës së zgjedhjes së Parlamentit të ri. Ajo presupozon që Shqipëria të jetë një zonë elektorale, ku sa vota merr një parti në rang kombëtar, aq deputetë do të ketë në ndarjen e përqindjes në Parlament. Favori i këtij sistemi është se llogaritja e votave është më e thjeshtë, e fitorja apo humbja mësohen më kollaj në bazë të numrit të votave në rang republike. Megjithatë, edhe pse një sistem i thjeshtë e në dukje demokratik, sistemi proporcional kombëtar ka defektet e problemet e veta.

Advertisement