Connect with us

Aktualitet

Basha i ze vendin Saliut/ Njëri nga selia tjetri nga dritarja – Shkrim nga NTV

Nuk më kishte shkuar mendja që Lulzim Basha do ngjallte kaq shumë interes me një konferencë shtypi. Opozita e cila duket e dërrmuar, e përgjumur dhe mbi të gjitha e poshtëruar nga një plak që del në majë të ballkonit dhe i detyron gjithë besnikët e tij, ta shikojnë nga poshtë lart, paskësh ende energji për luftë. Dhe befas i shpalosi ato. Nuk i shpalosi ndaj Edi Ramës, as ndaj plakut që kakaris si gjeli majë ballkonit, por ndaj Lulzim Bashës, që minimumi është një prej tyre në opozitë. Këta besnikët e Saliut që rrinë poshtë ballkonit, reaguan keq se ai (Luli) paskësh thënë që nga ana njerëzore më vjen keq për Berishën që u katandis kështu.

Advertisement