Aktualitet
Tërmet 4.5 ballë në Tiranë, ndjehet në pjesën më të madhe të Shqipërisë
Në orën 12:17 pas mesnate, është regjistruar nje termet që është ndjerë në pjesën më të madhe të Shqipërisë.
Sipas emsc.eu, tërmeti i fuqisë 4.5 ballë kishte epiqendrën 25 km në jug perëndim të Elbasanit dhe 10 km nga Lushnja.
Ndërkohë, sipas USGS, tërmeti ishte i fuqisë 4.4 ballë me epiqendrën 1 km në jug perëndim të Peqinit.
5 minuta pas goditjes së parë, është ndjerë edhe një tërmet tjeter 3 balle.