Connect with us

Aktualitet

Ndryshimet klimatike, Shqipëria në kërkim të DAE për të përfituar nga financimi i programeve

Ndryshimet klimatike po bëhen një temë gjithmonë e më e diskutuar në vend duke u përfshirë njëkohësisht në dokumente strategjisë por edhe programe zhvillimi që synojnë minimizimin e pasojave.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit njoftoi se tashmë ka nisur kërkimet për një entitet që do të ketë akses të drejtpërdrejtë (DAE)për Shqipërinë sa i takon Fondit të Gjelbër për Klimën në bashkëpunim me GIZ Albania. Faza aktuale është ajo e shprehjes së interesit.

“Ministria e Turizmit dhe Mjedisit si Autoriteti Kombëtar i Përcaktuar (NDA) për Fondin e Gjelbër për Klimën (GCF), në bashkëpunim me GIZ Albania, po zbatojnë projektin “Forcimi i NDA dhe mbështetja e procesit të aksesit të drejtpërdrejtë për Shqipërinë”. Në kuadër të këtij projekti synojmë:

– Rritje e ndërgjegjësimit për financimin e klimës dhe rolin e institucioneve kombëtare financiare dhe zhvillimore,

 

 

-Analizimi, prioritizimi dhe përzgjedhja i një entiteti për të filluar procedurën për t’u bërë Entitet me Akses te Drejtpërdrejtë (DAE) për Shqipërinë,

-Të sigurojë vlerësim institucional dhe kapacitetesh si dhe ngritjen e kapaciteteve për DAE e përzgjedhur.

Nëse jeni një entitet financiar apo zhvillimor, që dëshironi të merret në konsideratë gjatë procesit të prioritizimit dhe përzgjedhjes së subjektit më të përshtatshëm që mund të mbështesë Shqipërinë si një entitet i akredituar me akses të drejtpërdrejtë për zhvillimin e programeve klimatike, aksesin dhe zbatimin e modaliteteve të financimit të GCF-së, ky është momenti me i mirë për të vepruar.

DAE si entitet, mund të ketë akses në financim nga GCF për të zbatuar ndërhyrje vendimtare për përshtatjen dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike. Akreditimi kërkon emërimin nga MTM si Autoriteti Kombëtar i Përcaktuar (NDA) për GCF” njoftoi ministria.

Afati për institucionet që duan të përfshihen në këtyre proces sipas ministrisë mbetet data 15 shkurt. Shqipëria është një nga vendet ku ndryshimet klimatike po manifestohen me një sërë treguesish siç është rritja e temperaturës mesatare vjetore, pakësimi i reshjeve të borës, pakësimi i reshjeve të shiut por rritja e volumit të tyre në një periudhë të shkurtë kohore që shpesh ka sjellë edhe përmbytje.

Zbatimi i programeve që kanë në fokus ndryshimet klimatike po bëhet gjithmonë e më i gjerë globalisht teksa viti 2023 ishte një vit rekord për nga treguesit e regjistruar çka ka vënë në alarm institucionet ndërkombëtare mbi pasojat që mund të ketë kjo në sektorë të ndryshëm të ekonomisë./Monitor

Aktualitet

Skandali i mikrokredive/ SPAK po e heton, Sejko tek “Ekonomia”: S’kam asnjë informacion

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko po dëshmon këtë të martë në mbledhjen e Komisionit parlamentar të Ekonomisë për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në lidhje me skandalin e Mikro Kredit Albania për mbledhjen e kredive të këqija nga institucionet financiare jo banka.

Sejko deklaroi se nuk ka asnjë informacion nga Prokuroria, nëse kemi të bëjmë me mashtrim financiar, teksa sipas tij, atij nuk duhet t’i komunikohet që është nën hetim për “shpërdorim detyre”, por shkeljet që ka bërë.

Gent Sejko shmangu përgjegjësit, ku deklaroi se Banka e Shqipërisë nuk mund të ndërhyjë në marrëdhëniet që MCA ka me kontraktorët e tjerë. Sipas tij, po cilësohet “kriminel” kur nuk ka patur asnjë faj.

“Subjektet financiare që japin mikrokredi iu janë nënshtruar të gjitha kontrolleve. Revokimi i licensës është masa e fundit që mund të marrë Banka e Shqipërisë. Kjo mund të sjellë pasoja edhe për klientët. Banka e Shqipërisë nuk mund të ndërhyjë as në marrëdhëniet që ka MCA me kontraktorët e tjerë. Problemi me MCA është se të gjitha palët tashmë iu drejtohen gjykatave. Qytetarët duhet të paguajnë detyrimet që kanë.

Problemi në lidhje me normën e interesit ka të bëjë me mikro-kreditë. Kemi bërë inspektime dhe normat e interesit janë ulur me tre herë. Kemi qenë në nivelet e mbi 200 përqind e jemi tek 50-60 përqind, në qershor do kemi shifrën e re të përditësuar. Kemi marrë edhe masa, që detyrimi për klientët mos të jetë më tepër se 30 përqind e shumës së marrë si kredi.

Nëse qytetarët shikojnë shkelje, jo mashtrim financiar. Duhet të na thotë prokuroria nëse ka mashtrim financiar, unë s’kam asnjë informacion nga prokuroria, jo të më thotë mua prokuroria mua ‘ti je i hetuar për shpërdorim detyre’, por të më thotë ‘ja ku janë shkeljet ligjore, ja ku janë problemet dhe vepro’. Dhe atëherë unë si Guvernator po të mos kisha vepruar do të isha fajtor, por unë nuk kam asnjë informacion nga prokuroria. Dyshohem, hidhet gjithë ky tym, mblidheni ju këtu dhe më thoni mua ‘çfarë ka ndodhur, ç’është kjo gjë e tmerrshme që ka ndodhur dhe ti je kriminel’, ndërkohë që unë nuk kam informacion. Informacionin që kemi ne si Banka e Shqipërisë do të duhet ta shikojmë dhe gjykojmë me qetësi dhe ta zbërthejmë, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të ndihmojmë qytetarët.” – deklaroi Gent Sejko

Skandali me kreditë e këqija që mbledh Mikro Kredit Albania përllogaritet se prek 100 mijë familje ndërsa dëmi konsiderohet mbi 100 milion euro. Qytetarët kanë humbur edhe banesat e tyre për mosshlyerjen e kësteve, edhe pse kanë marrë shuma të vogla kredi.

Prokuroria e Tiranës vlerësoi se guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko duhet të hetohet për “shpërdorim detyre” nga SPAK, pasi dyshohet se mori masa të vonuara dhe të papërshtatshme për të frenuar skemën e dyshuar të mashtrimit ndaj mijëra qytetarëve nga shoqëria e mikrokredive MCA.

Continue Reading

Aktualitet

Ish-prokurori: Do të ketë zbardhje të shumë çështjeve, mes tyre vrasja e Artan Santos

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari  foli për goditjen e “të fortëve” të lekut dhe pushtetit pak ditë më parë nga SPAK.

Ai tha se SPAK ka shkaktuar tërmet në botën e krimit të organizuar.

Më tej Hajdari paralajmëroi duke thënë se do të ketë zbardhje të shumë çështjeve, ku mes tyre do të jetë vrasja e bankierit Artan Santos.

“SPAK ka shkaktuar tërmet në botën e krimit të organizuar. Deri tani SPAK ka goditur grupe të veçanta, ndërsa kjo goditje është 360 gradë. Ja ku është dosja. Ky është një lajm  i shkëlqyer për shoqërinë shqiptare dhe t’u mbyllë gojën atyre që sulmojnë SPAK. Shqipëria po hyn në një rrugë të re, SPAK po tregon se do e bëjë Shqipërinë, falë kushteve dhe besimit të qytetarëve. Mafia, krimi i organizuar, nuk luftohet dot fort me prokurori. Kjo ka disa të mira. Jam i bindur që do ketë të arrestuar që do të bashkëpunojnë me drejtësinë. Do të ketë zbardhje të shumë çështjeve, kuptoj si rrotullohet vrasja e Santos. Kam thënë që kur të krijohen struktura e posaçme, basti ka qenë kush do i vihet i pari para drejtësisë. Shumë shpejt para drejtësisë do të dalin vrasësit e gjyqtarit Konomi dhe Artan Santos.”, tha Hajdari.

Continue Reading

Aktualitet

Denoncimi i analistit: Dy gazetarë, një burrë e një grua marrin deri 100 mijë euro për t’iu shërbyer bandave

Analisti Arjan Curi deklaroi në emisionin ‘3D’ se dy gazetarë, një burrë e një grua marrin deri 100 mijë euro për t’u shërbyer bandave.

 

Ndërsa komentoi operacionin Metamorfoza, Curi tha se sipas tij, kokat më të mëdha të organizatës kanë ikur.
“Gjatë këtij operacioni, kokat më të mëdha kanë ikur dhe kanë akoma një histori të dytë që mund të ndodhi që kokat më të mëdha të kësaj 50-çes që është kërkuar për tu arrestuar, që janë deputetë.
Pse u quajt Metamorfoza 3 sepse janë të përfshira 3 këmbë sikurse krimi, politika dhe media.

 

Dy gazetarë shumë të famshëm dhe të rëndësishëm që i kemi çdo ditë në ekranet tona, një burrë dhe një grua, dalin dhe marrin pagesa deri në 100 mijë euro për të dhënë ose lajme në favor të njërës bande ose tjetrës ose për të devijuar vëmendjen e policisë duke dhënë vendndodhje të ndryshme për kriminelët.

Ka fletë të ardhura nga Belgjika dhe Franca ku flasin këta gazetarë me pagesa për tu bërë shërbime ndaj bandave”, tha Curi.

 

 

 

Continue Reading

Aktualitet

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese. Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani në gjithë vendin janë certifikuar 134 subjekte për të ushtruar aktivitete lundrimi për shëtitje pasagjerësh dhe dhënie me qera të  mjeteve lundruese jaht, motorskaf dhe jetski dhe çdo lloj veprimtarie të ngjashme. 

Por Kujdes! 

Mjetet lundruese janë mjete kënaqësie për shumë njerëz. Por harrojmë se deti mbart shumë rreziqe të paparashikuara ndaj është thelbësore që pronarët dhe operatorët e mjeteve të lundrimit të kenë sigurimin e duhur për të parandaluar humbjet e panevojshme në rast aksidenti.

Sigurimi nuk parandalon aksidentet por ai dëmshpërblen dëmet që pasojnë prej tyre.  

Por a kontrollohen mjetet lundruese që lëvizin në ujërat e Shqipërisë, qoftë det apo liqen? 

Nëse nuk kemi sigurimin e detyrueshëm të makinës, gjobitemi nga Policia në rrugë. Por për mjetet lundruese, a operon edhe Kapiteneria në të njëjtën formë, edhe pse është detyrim ligjor? 

SIGURIMI I DETYRUESHËM NË SEKTORIN E TRANSPORTIT

Sipas Ligjit për “Sigurimin e Detyrueshëm në sektorin e transportit”, nr.32/2021, detyrimin për të lidhur kontratën e sigurimit të përgjegjësisë për dëmet ndaj pronës dhe personit, e ka pronari i mjetit lundrues, me fuqi motorike më të madhe se 15 kw.

Njësoj si “TPL” e autoveturës, ky sigurim mbulon dëmet ndaj palëve të treta.

Ndërsa kufiri i dëmshpërblimit është 50 Milionë Lekë për dëme pasurore dhe shëndetësore, për çdo ngjarje.

Por teksa kulmi i sezonit veror po afron, ato biznese që ushtrojnë aktivitetin e tyre në turizem, përmes ekskursioneve detare, nuk duhet ta anashkalojnë këtë sigurim në mënyrë që të jenë të mbrojtur financiarisht ndaj aksidenteve potenciale dhe dëmeve shëndetësore që mund t’ju ndodhin udhëtarëve në lundrim.

 

SIGURIMI I AKSIDENTEVE DHE SHËNDETIT TË UDHËTARËVE NË LUNDRIM

“Ligji Nr.32/2021”, në nenet 17, 18, 19 të tij,  parashikon edhe sigurimin e detyrueshem ndaj aksidenteve dhe shendetit te udhetareve ne lundrim

Kufiri minimal i dëmshpërblimit për çdo ulëse apo person në bordin e mjetit lundrues është:

Në rast vdekje – 2 Milionë Lekë

Në rast paaftesie të përhershme – 4 Milionë Lekë

Në rast paaftesie të përkohshme dhe trajtimet mjekësore – 1 Milion Lekë

SIGAL UNIQA, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, ofron të gjitha sigurimet e Marinës, përmes Brokerave të “Lloyd’s – London”, një prej gjigandëve të sigurimeve në botë, çka përbën një garanci më shumë për biznesin tuaj. 

BLINI KËTË SIGURACION NË ÇDO ZYRË SIGAL UNIQA NË QYTETIN TUAJ OSE ONLINE NGA CELULARI, SHPEJTË DHE THJESHTË, NË:   https://sales.sigal.com.al/OnLineInsurancePolicy/SelfService/MVL/MVL.aspx  

SIGAL UNIQA Group Austria, lundrojmë më mirë së bashku 

Web: www.sigal.com.al 

E-mail: [email protected]  

WhatsApp: 068 60 62 829

Continue Reading

Aktualitet

Shqiptari tentoi ta përdhunonte, 53-vjeçarja greke: Më tërhoqi me forcë, më grisi rrobat dhe..

Një 53-vjeçare në Greqi ka përjetuar momente terrori kur është sulmuar nga pronari i një apartamenti  në Petralonë, i cili tentoi ta përdhunonte.

Ajo kishte shkuar për të pastruar shtëpinë e një shtetasi shqiptar, por ky i fundit i gjendur përballë saj, e ka sulmuar, i ka grisur rrobat, e ka rrahur dhe ka tentuar ta përdhunojë.

“Më kapi me forcë, më grisi rrobat aty për aty, të më përdhunonte. Ai ishte i dehur, por unë kisha forcë dhe rezistova”, ka treguar 53-vjeçari për emisionin grek, Star.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë të cilët kanë arrestuar autorin ndërsa gruaja është dërguar në spitalin e Nicës.

“I kam ikur nga duart dhe dola nga shtëpia. Më pas erdhi ambulanca dhe më çoi në spital. Ok, kam bërë disa qepje për fat jo shumë, dy qepje në buzë. Shkova për të pastruar shtëpinë dhe për pak rashë viktimë e përdhunimit. Dhe pse? Për 20 euro”, shtoi 53-vjeçarja.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING