Connect with us

Aktualitet

“A ka më qesharake se kjo”/ Ja kushti që BE i ka vendosur qeverisë Rama për të marrë fonde

Gazetari Klodian Tomorri ka folur në lidhje me seancën e sotme parlamentare, ku pritej të diskutohej për skandalin e fondeve IPARD, ku janë vjedhur 33 mln euro.

Tomorri deklaron se Bashkimi Europian i ka vendosur kushte Shqipërisë për të marrë fonde të tjera nga taksapaguesit europianë.

“Pse është e rëndësishme interpelanca dhe që qeveria të japë llogari. Transparenca duhet në këtë rast, sepse BE i ka vënë kushte qeverisë. I ka thënë që duhet të rregullosh ato gjëra të cilat ti ka gjetur raporti i OLAF dhe pa rregulluar ato, mos hajde të më kërkosh para.

Tani këta e mbajnë mister. E mbajnë konfidencial, nuk e di njeri se çfarë duhet të rregullojnë këta dhe çfarë kanë gjetur ata.

Çështja dhe interesi publik është ky; Opozita duhet ti kërkojë qeverisë dhe prandaj duhe transparenca, se çfarë po bëni ju, se këta fermerë që nuk marrin para nga BE, si mund të përfitojnë.

Kryetari i grupit parlamentar thotë se, ne po i bëjmë përpjekjet, por nuk duam ti zbulojmë që tani ato se na dëmtojnë.

A ka më qesharake se kjo. Nuk e di a ndiejnë turp ata kur i thonë ato gjëra, apo jo“,

Advertisement