Në vendin e dytë vjen menjëherë Kosova. Përfaqësuesja dardane ka fituar gjithsej 5 medalje. Prej tyre tre të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë. Medaljen e argjendtë dhe të bronztë delegacioni i Kosovës e ka marrë pikërisht në “Paris 2024”, në saj të xhudisteve të talentuara që bën krenar këdo shqiptar anembanë botës, Laura Fazlliu dhe Distria Krasniqi .

Në vendin më të ulët në podium të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë medalje olimpike renditet Maqedonia e Veriut, e cila ka një medalje të argjentë dhe një të bronztë.
Këtë klasifikim e mbyll Mali i Zi me një medalje (argjendi) të vetme. Ndërsa të vetmet shetet të rajonit pa medalje në Olimpiadë janë Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina. Le të shpresojmë se sportistët tanë në ditët në vijim do të na dhurojnë të parën medalje në historinë e olimpiadave.